Ushtarët e FSK përfundojnë trajnim në Bazën Ushtarake Amerikane në Gjermani

Aktuale

Ushtarët e FSK përfundojnë trajnim në Bazën Ushtarake Amerikane në Gjermani

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 13:12
FSK

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës e ka realizuar me sukses aktivitetin në kuadër të stërvitjes ndërkombëtare  “KFOR 30”, që u mbajt në Bazën Ushtarake Amerikane në Hohenfels të Gjermanisë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ushtarët treguan rezultate të larta aty.

“Ushtarakët tanë dëshmuan performanc me profesionalizëm të lartë, duke u vlerësuar shumë lartë nga forcat tona aleate amerikane dhe forcat tjera partnere bashkë-pjesëmarrëse në stërvitje.

Vazhdojmë drejtë sukseseve të reja për avancimin e mëtejmë të forcave të ndërveprueshme me forcat aleate”, ka shkruar Mehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat