Konjufca: Personat me nevoja të veçanta duhet të jenë në institucione, s’i kuptojmë pa qenë në këtë karrocë

Aktuale

Konjufca: Personat me nevoja të veçanta duhet të jenë në institucione, s’i kuptojmë pa qenë në këtë karrocë

Më: 1 mars 2022 Në ora: 14:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetar i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në në aktivitetin e Shoqatës “Handikos”, me moton “Sot lëvizim bashkë!”, për nderë të 1 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës.

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca tha se pa qenë vet pjesë e këtij komuniteti, nuk mund t’i kuptojnë jetën e tyre 24 orësh i ngjitur për karroce.

Konjufca tha se krerët e shtetit duhet të jenë në krye të detyrës për këta persona. Tha se mbi të gjitha, kjo kategori e njerëzve të jenë të integruar në institucione.

“Më vjen shumë mirë që jam pjesë e aktivitetit tuaj. Mendoj që në shoqërinë tonë kemi nevojë me ngrit edhe më tutje vetëdijesimin për këtë kategori, por që fatkeqësisht kemi mbet mbrapa. E thashë që pa qenë edhe unë pjesë edhe mu ulë në karrocë nuk mundemi me kuptu jetën 24 orësh. Është një lloj i veçantë i jetës me sfida të mëdha ku shteti duhet të jetë në krye të detyrës”.

Jo vetëm të bëhet pjesë e aktiviteti por duhet të jetë përkushtim çdo ditë i institucioneve tona. Mbi të gjitha ne kemi nevojë që kjo kategori e njerëzve të jenë të integruar në shoqërinë tonë. Gjithmonë kur të ulemi mi shkru ligjet por edhe gjërat që iu takojnë financiare. Shpirtërisht mu solidarizua me juve. Është mirë me bo një aktivitet 24 orë me qëndrua në karrocë me këqyr a po mundemi m’i kry punët në kuvend. Nëpër shumicën e institucioneve ende nuk janë mekanizmat e lëvizjes”, tha Konjufca.

E Rafet Rudi nga Shoqata “Handikos”, tha se në Kosovë është rritur dukshëm vetëdijesimi sa i përket personave me nevoja të veçanta.

Na me rrota lëvizim lehtë, shumë jemi fleksibilitet. Pritjet tona janë si prej kuvendit dhe qeverisë. Neve na vjen mirë që si Kosovë është arritur vetëdijesim sa i përket personave me aftësisë së kufizuar. I kemi edhe zotimet e juaja të cilat veç kanë filluar me marrë. Presim në fundvit t’i shohim rezultatet”.

Edhe këtu kemi të bëjmë me amendamentin e të drejtave të Kombeve të Bashkuara që të përgatitemi për OKB. Këtë vit presim rezultate konkrete. Mund të jenë 5 mijë veta përdorues të karrocave. Por nuk mjaftojnë. Ju kisha sfidu në kuvend se apo mund të lëvizim në kuvend”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat