Propozoi që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për BE, presidentja Osmani e falënderon presidentin kroat

Aktuale

Propozoi që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për BE, presidentja Osmani e falënderon presidentin kroat

Më: 2 mars 2022 Në ora: 09:06
Foto nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar presidentin kroat Zoran Milanoviq, për propozimin e tij që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësin në Bashkimin Evropian.

Osmani, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Kroacia mbetet vend kampion në përkushtimin e saj për anëtarësimin e Kosovës në BE.

“Faleminderit President Milanoviq për propozimin tuaj për t’i dhënë statusin e vendit kandidat. Kroacia mbetet një kampion i përkushtuar për anëtarësimin tonë në BE.

Ne jemi të gatshëm të punojmë me të gjitha vendet anëtare dhe institucionet e BE-së për të përshpejtuar zbatimin e reformave në rrugën tonë të anëtarësimit”, ka shkruar Osmani.

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq ka mbështetur kandidaturën e Ukrainës për në Bashkimin Evropian, por propozoi edhe statusin e kandidatit për Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën si dhe fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Milanoviq deklaroi se duhet bërë gjithçka për të parandaluar përhapjen e krizës në Ballkanin Perëndimor dhe të shmanget çdo kërcënim i mundshëm jo vetëm për vendet tona fqinje, por edhe për Republikën e Kroacisë.

Ndryshe, Milanoviq ditë më parë kishte pohuar se Beogradi është dobët për ta sulmuar Kosovën, mbi të gjitha “Me çka do ta sulmojë? Me armë prej ujit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat