Me ftesë të Presidentit të Maltës, Presidentja Osmani nisë vizitën në Maltë

Aktuale

Me ftesë të Presidentit të Maltës, Presidentja Osmani nisë vizitën në Maltë

Më: 2 mars 2022 Në ora: 09:05
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Me ftesë të Presidentit të Maltës, Presidentja Osmani nisë vizitën në Maltë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur një vizitë pune në Maltë, me ftesë të presidentit të Maltës, George Vella, nën patroantin e të cilit do të mbahet Forumi për Paqe dhe Kulturë.

Përveç takimit me homologun, Presidentin Vella, Presidentja Osmani do të takohet edhe me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Angelo Farrugia, dhe Ministrin e Jashtëm të Maltës, Evarist Bartolo.

Në Forumin për Kulturë dhe paqe, Presidentja Osmani do të  jetë paneliste krahas presidentëve të tjerë, në tryezën ku do të diskutohet për rolin e liderëve botërorë në paqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat