E gjithë bota pa fytyrën e vërtetë të Vuçiqit/ Gjenerali shqiptar: Tani ka ardhur momenti që Kosova dhe Shqipëria...

Aktuale

E gjithë bota pa fytyrën e vërtetë të Vuçiqit/ Gjenerali shqiptar: Tani ka ardhur momenti që Kosova dhe Shqipëria...

Nga: A.ZH Më: 2 mars 2022 Në ora: 15:14
Të gjithë shqiptarët kudo në botë nismës dhe kërkesës së institucioneve ndërkombëtare që Republika e Kosovës t'i bashkohen nismës që Kosova të anëtarësohet në NATO.

Ish-ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, gjenerali Dritan Demiraj, ka kërkuar nga shqiptarët që t'i bashkohen nismës që Kosova të anëtarësohet në NATO.

Demiraj, në një postim në Facebook, ka thënë se ka ardhur momenti që SHBA dhe BE, duke parë fytyrën e vërtetë të Serbisë, të mos e lejojnë atë të përdorë kartën e neutralitetit, duke përfituar nga Moska dhe Perëndimi.

Gjenerali ka kërkuar nga Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës përgatitjen e infrastrukturës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes, përcjell Bota sot.

Reagimi i Demirajt në Facebook:

Të dashur bashkëkombas! 

Është pikërisht ky momenti i duhur që t'i bashkohemi të gjithë shqiptarët kudo në botë nismës dhe kërkesës së institucioneve ndërkombëtare që Republika e Kosovës t'i bashkohet Aleancës Euro-Atlantike NATO. 

Në këtë moment e gjithë bota pa fytyrën e vërtetë të Vuçiqit, i cili e ka të pamundur të shkëputet nga vrasësit e fëmijëve të pafajshëm në Ukrainë. 

Tashmë ka ardhur momenti që SHBA dhe BE të mos e lejojnë më Serbinë që të përdorë kartën e neutralitetit, pasi kjo kartë është shfrytëzuar që të përfitojë si nga Moska dhe Perëndimi.

Së fundi, ka ardhur momenti që qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe ajo e Kosovës  të përgatisin një infrastrukturë të përbashkët sigurie dhe mbrojtje, në mënyrë që të rrisin ndjeshëm kapacitetet operacionale dhe ndërveprueshmërinë brenda gjithë hapësirës mbarëshqiptare me SHBA-të në krye.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat