Driton Tali ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e këshilltarit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
Tali ka thënë se ai nuk do të jetë më pjesë e kabinetit të Konjufcës, për arsye personale, përcjell Bota sot.
"Miq të nderuar, për arsye personale, nuk jam më pjesë e kabinetit të Kryeparlamentarit.
Kërkesat dhe lutjet tuaja, ju lutem drejtojani anëtarëve tjerë të kabinetit, të cilët jam mëse i bindur se do t'i adresojnë me përkushtim dhe nder", ka shkruar Tali në një postim në Facebook./BS