Ipeshkvi Dodë Gjergji bën lutje e thirrje për paqe në Ukrainë

Aktuale

Ipeshkvi Dodë Gjergji bën lutje e thirrje për paqe në Ukrainë

Më: 2 mars 2022 Në ora: 20:27
Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji

Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji, në meshën e mbajtur sonte në katedralen “Nënë Tereza”, ka bërë thirrje për ndalimin e luftës në Ukrainë.

Ai tha se iu bashkëngjiten lutjeve në të gjithë botën kundër vrasjes së viktimave të pafajshme nga agresioni ushtarak rus.

Gjergji: Lutemi për paqe në Ukrainë

“Sot Kisha jonë në Kosovë i bashkohet Kishës universale dhe gjithë katolikëve të botës që të lutemi për paqen në Ukrainë. Aty ku është prek jo vetëm paqja e një vendi, por paqja e botës, dhe aty ku ne sikur pjesë e kësaj Kishe dhe popull i këtij vendi menduam se nuk do të na ndodhte më kurrë e keqja që na ka ndodhur neve para 20 vjetësh, dhe se do të harrohej një luftë në zemër të Evropës. Por ja që po e shohim me sy një realitet të hidhur. Andaj sot dhe gjatë gjithë kremteve do të jetë një lutje intensive për paqen në botë, dhe për të gjithë shpirtrat sidomos për të pafajshmit që kanë kaluar në amshim pa vullnetin e Zotit”, u shpreh Gjergji.

Ipeshkvi i Kosovës kërkoi nga qytetarët që populli ukrainas në këto ditë të vështira të ndihmohet edhe përmes ndihmave.

Gjergji: Të ndihmojmë Ukrainën

“Të ndihmojmë të varfrit, kishën dhe njerëzit të cilët kanë nevojë për në. Jo vetëm sot, por gjithmonë do të shpërndajmë një arkë të veçantë të ndihmojmë për Ukrainën, për urinë e njerëzve që kanë nevojë. Unë kam kërkuar edhe që të hapet një llogari e veçantë, ku kushdo në Kosovë që dëshiron, mund t’i bashkohet kësaj iniciative dhe ta derdhë kontributin e vet”, tha Gjergji

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat