SHSKUK: 21 pacientë të hospitalizuar për COVID-19

Aktuale

SHSKUK: 21 pacientë të hospitalizuar për COVID-19

Më: 4 mars 2022 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur se 21 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë po marrin trajtim spitalore.

Derisa 15 të tjerë të negativizuar, post-COVID-19.

Me oksigjeno-terapi janë 23 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 4 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 17 pacientë, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë, Spitali i Prizrenit, 1 pacient, Spitali i Gjilanit, 6 pacientë, Spitali i Pejës, 2 pacientë, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat