“Laurën sot e përcjellim në amshim në vend që me e përcjellë nuse”/ Lutfi Zharku me fjalë prekëse pas vdekjes së mbesës në aksident

Aktuale

“Laurën sot e përcjellim në amshim në vend që me e përcjellë nuse”/ Lutfi Zharku me fjalë prekëse pas vdekjes së mbesës në aksident

Nga: M.L. Më: 5 mars 2022 Në ora: 12:36
Lutfi Zharku

Ish Ministri i Infrastrukturës dhe ish deputeti i LDK-së, Lutfi Zharku ka njoftuar se ka vdekur mbesa e tij Laura Zharku, në një aksident trafiku.

Zharku në një postim në facebook ka shkruar fjalë prekëse për humbjen e Laurës.

"Laurën, qikën e më të mirit vëlla Ilazit, sot e përcjellim në amshim, në vend që me e përcjellë nuse të Blendi.


Laure oj bijë na bane me ndje dhimbjen më të madhe në jete. Do të jesh me ne deri sa ne të vijme tek ti.


Lutemi që askush mos t’i përcjellë femijet e vet, por ata neve!", shkruan Zharku në Facebook. 

Kujtojmë se në një aksident tragjik të ndodhur dje në autostradën “Arbën Xhaferi”  ka mbetur e vdekur, Laura Zharku,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat