Luftëtarët bëjnë homazhe në Prekaz, thonë se është vend i shenjtë

Aktuale

Luftëtarët bëjnë homazhe në Prekaz, thonë se është vend i shenjtë

Më: 5 mars 2022 Në ora: 14:31
Prekaz

Mijëra qytetarë dhe përfaqësues të komunave kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz në 24 vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari. Aty bën nderime edhe një grup i ish luftëtarëve të UÇK-së, të cilët thanë se fal luftës së kësaj familje, sot vendi ynë është i lirë.

Ismail Selmani nga Maqedonia e Veriut i njohur me nofkën “Mala” nga aty tha se këto data janë të rëndesishme për ta.

Selmani: Prekazi, vendi i shenjët

“Në këtë vend të shenjtë dhe të shtrenjtë edhe ne sot e parapamë Këshilli organizativ luftëtari për lufëtarin që si gjithëherë, edhe sa herë ne vimë në këtë vend të shenjtë dhe bëjmë nderime këtyre dëshmorëve të atdheut që sot Republika e Dardanisë po ndriçon çdo cep të vendit të vet… Kjo datë sidomos për ne luftëtarët është shumë e rëndësishme sepse ne gjatë gjithë periudhës ‘97- 2001, kemi ecur nëpër këto toka dardane të lame me gjak”, tha ai.

Ndëkrohë, me shumë aktivitete nëpër të gjitha komunat e Kosovës, ka nis manifestimi i Epopesë së UÇK-së. Janë bërë 24 vjet nga rënia heroike e Jasharëve, ku më datat 5, 6 dhe 7 mars, u vranë mbi 50 persona në fshatin Prekaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat