Zemaj: Okupatori tentoi t’i mbyllte shkollat – Arsimi shqip u ndërtua me ish-presidentin Rugova

Aktuale

Zemaj: Okupatori tentoi t’i mbyllte shkollat – Arsimi shqip u ndërtua me ish-presidentin Rugova

Më: 7 mars 2022 Në ora: 13:51
Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se mësuesit meritojnë përuljen tonë për kontributin e tyre. Ai tha se okupatori serb tentoi t’i mbyllte shkollat por që nuk ia doli.

Ai shtoi se arsimi shqip u ndërtua me ish-kryetarin e LDK-së, Ibrahim Rugova.

Çdo mësues meriton respekt për gjithçka e kurdoherë. Mësuesit meritojnë përuljen tonë ndaj kontributit të tyre. Në cdo kohë e gjejmë mësuesin si prioritar. E gjejmë mësuesin që shpërndan dije për liri, për guxim, liri. Në vitet 90-ta u mbyllën shkollat por okupatori por nuk ia doli sepse ndërtuam arsimin shqip me kryetarin e LDK-së në atë kohë Ibrahim Rugova”, tha Zemaj.

E deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, tha se ndër vite është kultivuar arsimi në qenien shqiptare.

Të flasësh për arsimin ke çka flet. Ka përmbajtje, ka sakrificë, ka kontribut, dhe jeni ju mësues e mësuese. Ndër vite arsimi kultivoi qenien shqiptare në vitet 90-ta për një të nesërme më të mirë për ditët që ne gëzojmë. Nga kjo foltore uroj ditën e 7 marsit”, tha Dreshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat