Mazreku: Stikersat do të ulin numrin e veturave të paregjistruara

Aktuale

Mazreku: Stikersat do të ulin numrin e veturave të paregjistruara

Më: 11 mars 2022 Në ora: 14:13
Sami Mazreku

Më 15 mars fillon vendosja e stikersave për të gjitha automjetet të cilat do të identifikohen që janë të regjistruara.

Sami Mazreku, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) tha se në vitin 2022 janë aktualisht  rreth 210 mijë vetura të paregjistruara, numër ky që sipas tij është mjaftë shqetësues i cili krijon probleme për të ecur tutje në drejtim të përafrimit të procesit të Kartonit të Gjelbër.

Mazreku tha se me 15 mars të po këtij viti fillon zyrtarisht v endosja e stikersave për autmjetet të cilat do të regjistrohen në Kosovë.

"Që nga viti 2018 është bërë shumë zhurmë nëpër medie që kemi numër të lartë të veturave të paregjistruara, mirëpo asnjëherë nuk kemi marrë një veprim konkret se çfarë po bëjmë që këtë numër fillimisht ta identifikojmë e pastaj organet kompetente të marrin veprimet e tyre. Në vitin 2018 kanë qenë diku 110 mijë vetura, në sistem, të paregjistruara. Kur them sistem janë statistika të cilat ne nuk e dimë se në trafik ku ato dëme lëvizin, ku gjinden aktualisht. Sivjet e kemi marrë një statistikë tjetër që është rreth 210 mijë, që është një numër shqetësues që është në sistem. Njëra prej formave që Ministria e Infrastrukturës ka filluar ta bëjë vitin që shkoi është vendosja e stikersave sepse ka qenë edhe propozim i yni i kahmotshëm që ta ndihmojmë policinë e Kosovës me forma tjera siç është vendosja e një stikersi e cila e dallon në trafik pa pas nevojë një veturë me pa a është e regjistruar apo jo", tha ai.

Mazreku bëri me dije se po punohet në verzionin final të dizajnit final të stikersave.

"Nga takimi që e kemi pasur me BQK-në në janar, bashkë me zëvendësministrin Durmishi, kemi marrë vendimin që nga marsi të fillon ky projekt. Teknikisht e kemi shtyer që me 15 mars të filloj vendosja e stikersave. Këto ditë jemi duke diskutuar edhe disa detaje teknike se si ka me u dokt forma, si ka  me qenë ngjyra, formati, dizajni, çfarë ka me qenë në fokus më shumë në trafik që me u dallu në trafik. Besoj se deri në fund të kësaj jave do të dalim me një njoftim publik se ky është dizajni final i stikersave. Impelementimi do të filloj nga data 15 mars", theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat