Fadil Berjani jep një super lajm për naftën

Aktuale

Fadil Berjani jep një super lajm për naftën

Më: 11 mars 2022 Në ora: 14:22
Fadil Berjani

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve Fadil Berjani ka dhënë një lajm të mirë, siç e ka quajtur ai, për të gjithë qytetarët e vendit, sa i përket çmimeve të derivateve.

Në një përgjigje Berjani tha se çmimet e derivateve kanë rënë dhe janë duke rënë akoma.

“Një lajm i mirë është për qytetarët tanë. Se çmimet e derivateve kanë rënë dhe janë duke rënë akoma. Derivatet kanë rënë në Berza dhe organizatën prodhuese OPEC dhe kjo po reflekton edhe te ne”, tha ai.

Tutje, Berjani pati edhe një kërkesë për tregtarët e marketeve që të mos i rrisin çmimet në kurriz të derivateve.

“Lus tregtarët e marketeve, ju që i keni rritur çmimet në kurriz të derivateve, ulni çmimet, nuk keni arsye tani t’i mbani këto çmime se derivatet janë ulur e çmimet janë duke u ulur akoma”, tha ai.

Ndryshe, ditë më parë, naftëtarët në Kosovë kishin paralajmëruar se çmimi i naftës për një litër do të arrijë në 2 euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat