Qeveria ul për 50 përqind çmimin e biletave për studentë, pensionistë e invalidë të luftës

Aktuale

Qeveria ul për 50 përqind çmimin e biletave për studentë, pensionistë e invalidë të luftës

Më: 11 mars 2022 Në ora: 15:49
Hysen Durmishi

Zëvendësministri i infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Hysen Durmishi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se është marrë vendim që çmimi i biletave të autobusit për disa kategori përgjysmohen nga çmimi që është tani.

Nga ky vendim, kategoritë që përfitojnë nga ky përgjysmim i çmimit të biletës së autobusëve janë fëmijët, studentët, invalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët.

“Duke pasur parasysh lëvizjet e çmimeve këtyre ditëve dhe në përputhje me kompetencat tona, kemi marrë vendim që të ndikojmë direkt në uljen e këtyre çmimeve për kategoritë që prek më shumë kjo gjendje”, ka shkruar Durimishi.

Sipas Durmishit, kjo çmimore hyn në fuqi menjëherë dhe mbetet e tillë deri në normalizimin e çmimeve të derivative të naftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat