Krasniqi takohet me Szunyog, bisedojnë për situatën politike në Kosovë

Aktuale

Krasniqi takohet me Szunyog, bisedojnë për situatën politike në Kosovë

Më: 14 mars 2022 Në ora: 15:22
Foto nga takimi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Ata kanë biseduar për zhvillimet politike që ndërlidhin Kosovën, rajonin dhe Bashkimin Evropian.

“Gjatë këtij takimi diskutuam edhe për agresionin e Rusisë në Ukrainë, ndërsa u vlerësua qëndrimi i Kosovës e cila nëpërmjet Rezolutës së Kuvendit ishte në linjë me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian dhe NATO-s”.

“Ambasadorit Szunyog ia ritheksova se Kosova do të jetë gjithmonë e rreshtuar përkrah vlerave evropiane, si një synim i palëkundur për integrim e zhvillim, dhe Partia Demokratike e Kosovës si lidere e opozitës do të vazhdoj të jap kontributin e saj në këtë mision”,ka theksuar Krasniqi në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat