Intervistimi për kryeprokurorin e ri të Shtetit do të jetë i hapur për publikun

Aktuale

Intervistimi për kryeprokurorin e ri të Shtetit do të jetë i hapur për publikun

Më: 16 mars 2022 Në ora: 14:07
Këshilli Prokurorial i Kosovës

Me qëllim të zhvillimit të një procesi të drejtë dhe objektiv, Këshilli Prokurorial i Kosovës sot vendosi që procesi i intervistimit të kandidatëve për pozitën e kryeprokurorit të ri të Shtetit të jetë i hapur për publikun, përkatësisht të monitorohet nga shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë.

Si dhe të transmetohet në RTK.

Po ashtu, Këshilli Prokurorial ka marrë vendim që koncept-dokumentet e të gjithë kandidatëve të publikohen në ueb faqen zyrtare të sistemit prokurorial.

KPK mbetet e përkushtuar që të respektojë në tërësi aktet ligjore dhe nënligjore, si dhe të zbatojë standardet më të avancuara gjatë gjithë procesit të emërimit të kryeprokurorit të Shtetit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat