Deputetja e VV-së me votë kundër: Martesat mes gjinisë së njëjtë janë të dëmshme për shëndetin e njeriut

Aktuale

Deputetja e VV-së me votë kundër: Martesat mes gjinisë së njëjtë janë të dëmshme për shëndetin e njeriut

Më: 16 mars 2022 Në ora: 16:57
Labinotë Demi Murtezi

Labinotë Demi Murtezi, deputete e VV’së sot në Kuvend ka deklaruar votën e saj kundër martesave mes gjinisë së njëjtë.

Si argument të kësaj deputetja ka thënë se ligji nuk e parasheh martesën mes gjinisë së njejtë.

‘’Ligji nuk e parasheh fare martesën mes gjinisë së njëjtë’’, ka thënë ajo.

Ndërkaq sipas saj kjo dëmton edhe shëndetin e njeriut.

‘’Arsyeja e dytë për të cilën është më mirë të mos paraashihet është mbrojtja e shëndetit publik. Martesat mes gjinive të njejta janë dëmshme për shëndetin e njeriut’’, ka thënë ajo.

‘’Duke dashur ta shoh vendin tonë teksa e shoh të rritet me kuadro profesionale, kundër dhunës, diskriminimit.I them po martesës tradicionale, mbrojtjes së shëndetit publik dhe mbrojtjes së interesit të fëmijëve’’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat