Mbrojtja kërkon që Gucati e Haradinaj të shpallen të pafajshëm, ata vepruan në interes të publikut

Aktuale

Mbrojtja kërkon që Gucati e Haradinaj të shpallen të pafajshëm, ata vepruan në interes të publikut

Më: 17 mars 2022 Në ora: 11:46
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

(E plotësuar 17:20) -  Haradinaj në Hagë: Çdo gjë e kam bërë për interesin publik​​​​​​​​​

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka thënë se të gjitha veprimet e tij i ka ndërmarrë për hir të interesit publik në Kosovë dhe ka shtuar se çdo gjë e ka bërë në mënyrë transparente.

Ai para trupit gjykues ka thënë se Gjykata Speciale është për të vënë drejtësi, por i kundërshton politikat e prokurorisë që sipas tij është e njëanshme.

Në deklarimin e tij para Dhomave të Specializuara në fund të procesit gjyqësor ndaj tij, Nasim Haradinaj ka thënë se nga trupi gjykues kërkon vetëm drejtësi.

Haradinaj: Kundërshtimi im qëndron te politikat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar

“Kjo gjykatë është për të vënë drejtësi, kundërshtimi im qëndron te politika e prokurorisë dhe kjo prokurori nuk po e bën punën e vet kundrejt qytetarëve të Kosovës. Prandaj, të nderuar panel gjykues, nga ju pres drejtësi të pa imponuar, të pandikuar dhe të paanshme. Nga ju nuk kërkoj asgjë tjetër vetëm të dalë në shesh drejtësia dhe uroj që kjo të triumfojë në këtë proces, asgjë tjetër nuk kërkoj përveç drejtësisë. Ndërsa ju prokurore Bolici fjalën kriminel merre mbrapsht dhe mbaje për vete, sepse mua nuk më takon kjo fjalë… Gjithçka, që kam bërë kam bërë haptas dhe me transparencë të plotë dhe për hir të interesit publik të Kosovës dhe gjetiu”, ka thënë Haradinaj.

Gjatë fjalimit, Haradinaj i është drejtuar edhe Prokurorit të Specializuar, Jack Smith, të cilit i ka thënë se ka deklaruar gënjeshtra gjatë paradites derisa ka folur për dosjet.

Haradinaj: Nëse do të shikoja interesat personale, tani do të isha me familjen time

“Fjalimin do ta kisha përfunduar sot këtu por meqë zoti kryeprokuror është këtu thash mos po i mbet hatri dhe mendon që nuk e kam vërejt, mendon që nuk ia kam varë, e vërtetë është ashtu, por megjithatë nuk do të thotë që nuk e kam dëgjuar. Smith tha dy çështje, e para interes personal Haradinaj ka interes personal. Smith, mua më njohin të gjithë, me njeh edhe ti dhe e di që kjo është një gënjeshtër dhe nuk ka aspak të bëjë me të vërtetën, po të kisha shikuar aspektin personal do të isha me familjen time, nuk do të isha as në luftë, nuk do të isha kurrë i burgosur. Por kjo ty të duhet që të diktosh në marrjen e vendimit të këtij paneli”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se qasja e kryeprokurorit është si në kohët e diktaturës.

Haradinaj: Prokurori i Specializuar duhet të turpërohet

“Ndërsa kërkove të marrë dënim sa më të lartë dhe ajo për të arrit efektin që të mos guxojnë të tjerët të mendojnë kështu, zoti prokuror beso se këtu jeni në kundërshtim me vetveten nëse të kujtohet fjalimi i parë, ti ke thënë që është lejuar dhe e drejtë të mendosh ndryshe. Por zoti prokuror ky mendim që ti e ke është mendim i prokurorive diktatoriale që kanë bërë në 1981 Serbia dhe shumë shtete diktatoriale që kanë menduar me dënime të larta t’ua ndalojnë njerëzve të mendojnë ndryshe. Kjo duhet të turpërojë ty, përvojën tende çerek shekulli që the, shtetin tënd nga vjen dhe këtë institucion që ti e përfaqëson”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se qytetarët e Kosovës me të drejtë ngrenë dyshime ndaj punës së ZPS-së.

Haradinaj: Kemi të drejtë kur hamendësohemi se kënd identifikohet ZPS-ja

“Vetë fakti që ju nuk jepni të dhënat e vendndodhjes së kriminelëve drejtësisë ndërkombëtare siç është Interpoli, e të cilët emra i ka në listën e kërkimit, prandaj me të drejtë unë dhe shumë qytetarë të Kosovës hamendësohemi se kënd ndiqni, kënd mbroni, dhe me kënd po identifikoheni ju”, ka thënë Haradinaj.

Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.

Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Gucati e Haradinaj.

Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Mbrojtja thotë se Haradinaj nuk duhet të dënohet me burg

Mbrojtja e Nasim Haradinajt, avokati Toby Cadman ka deklaruar që Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka paraqitur prova të pranueshme në gjykatë për akuzat me të cilat e ngarkon ish-nënkryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Ai ka thënë se ndaj Haradinajt nuk duhet të shqiptohet dënim me burgim për asnjë prej akuzave, por nëse trupi gjykues e shpall fajtor dënimi nuk duhet të jetë më i madh se periudha që tashmë e ka kaluar në paraburgim.

Para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Cadman ka thënë se trupi gjykues duhet të marrë parasysh 18 muajt që Haradinaj i ka kaluar në qendrën e paraburgimit. Ai ka thënë se Haradinaj është i pafajshëm për të gjitha pikat e akuzat.

Cadman: Haradinaj nuk ka kontaktuar e as kërcënuar asnjë dëshmitar

Pika 1 dhe 2, duke pasur parasysh që zoti Haradinaj as nuk ka kërcënuar dhe as nuk ka kontaktuar asnjë nga dëshmitarët dhe zyrtarët publikë, atëherë i vetmi dënim që mund të jepni ju i nderuar gjykatës, nëse do të vendosni që është fajtor për këtë, do të jetë dënim me burg sa më i shkurt të jetë i mundur, dhe duhet të keni parasysh kohën që ka kaluar zoti Haradinaj në burg deri tani. Në parashtrimet tona veprimet e zotit Haradinaj nuk e kanë penguar dhe nuk e kanë ndaluar ZPS-në të kryer aktivitet e veta, megjithatë nëse trupi gjykues mendon që do të jep një dënim me burg për këto pika, megjithëse ne mendojmë që kjo është e pajustifikueshme, çfarëdo dënimi me burg që mund të jepet duhet të jetë më i ulëti që është i mundshëm dhe nuk duhet të jetë më tepër sesa koha që tashmë ai ka shpenzuar në burg”, ka thënë Camdan.

Avokati i Haradinajt ka thënë se nuk ka prova të pranueshme as sa i përket pikës 3 dhe 4 të aktakuzës.

Cadman: Nuk ka prova

“Sa i përket pikës 3 nuk ka prova, nuk janë paraqitur prova në këtë gjykim se ndonjë dëshmitar i ZPS-së ka pësuar frikësim të drejtpërdrejtë, zoti Haradinaj as nuk ka kontaktuar ndonjë dëshmitar, të mbrojtur ose jo. Çfarëdo dënimi që mund të jetë në këtë pikë, të jetë dënim jo me burgim. Sa i përket pikës 4, mungesën e provave për hakmarrje të drejtpërdrejtë apo tërthortë të zotit Haradinaj, ne themi që nuk duhet të jepet dënim me burg, por nëse trupi gjykues mendon se duhet ta jap atë atëherë ajo nuk duhet të jetë me e gjatë sesa koha që ai tashmë ka shpenzuar në burg”, ka thënë ai.

Ndërsa lidhur me pikën pesë të aktakuzës, Cadman ka thënë se nëse trupi gjykues jep vendim fajësie, dënimi duhet të jetë vetëm me gjobë. Sa i përket pikës së fundit të aktakuzës, Cadman ka thënë se nëse trupi gjykues vendos për dënim atëherë nuk duhet të jetë më shumë se 18 muaj.

Ai ka thënë se motivi i të akuzuarit mund të quhet rrethanë lehtësuese meqë nxjerrja e materialeve është bërë në interes të publikut. Sipas tij, Haradinaj ka dashur t’i tregojë publikut bashkëpunimin e ZPS-së me zyrtarët serbë.

Para trupit gjykues, mbrojtja e Haradinaj ka përmendur edhe vështirësitë me të cilat po përballet familja e të mbrojturit të tij.

Cadman ka thënë së gruaja e Haradinajt po trajtohet si pasoja e sëmundjes me kancer dhe ka shtuar se shëndeti i është keqësuar edhe vëllait të tij.

Cadman: Dënimi i Haradinajt do të ketë pasoja në mirëqenien e familjes së tij

Vendimi me dhënien e masës me burgim do të ketë pasoja shkatërruese për shëndetin e gruas dhe mirëqenien e familjes. I lutem trupit gjykues që të merr përsysh këtë çështje. Por situata keqësohet më tej edhe nga shëndeti i keq i vëllait të tij të vogël. Ai ka thënë që shëndeti i tij po keqësohet çdo ditë dhe ne kemi parë vetë se sa shumë i ka kushtuar kjo zotit Haradinaj. Gjatë dhënies së dëshmisë ju kujtohet që kur ai filloi të fliste për vëllain nuk i mbante dot lotët, për mënyrën si ka ndikuar kjo tek ai. Të gjithë këta faktorë së bashku përbëjnë rrethana të jashtëzakonshëm dhe trupit gjykues nuk mund t’i mbyllë sytë ndaj tyre kur të marrë parasysh faktorët lehtësues siç janë marrë parasysh edhe në gjykata të tjera ndërkombëtare”, ka thënë mbrojtja e Haradinajt.

-----

Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.

Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Gucati e Haradinaj.

Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

​Prokuroria thotë që i vetmi dënim i përshtatshëm për Gucatin dhe Haradinajn është me burgim

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka deklaruar që i vetmi dënim i përshtatshëm ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt është ai me burgim. Në dorëzimin e dosjes së saj përfundimtare, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte kërkuar që Hysni Gucati e Nasim Haradinaj të dënohen me nga gjashtë vjet burgim dhe me nga 100 euro gjobë. E në parashtrimet e bëra për masën dënimit para trupit gjykues prokurori James Patch ka thënë se provat tregojnë që të akuzuarit nuk i kanë ndërmarrë veprimet e tyre në interes për publikun.

Sipas prokurorisë veprimet e tyre kanë qenë me dashje konkrete për të penguar punën e gjykatës dhe frikësuar dëshmitarët.

Patch: Provat tregojnë që Gucati e Haradinaj nuk vepruan në interes të publikut

“Provat tregojnë që ata nuk i ndërmorën veprimet e tyre për interesin publik, ata i kryen krimet sepse donin të pengonin punën e kësaj gjykate, të frikësonin dhe të merrnin hak ndaj dëshmitarëve, kjo nuk është në interes të publikut”, ka thënë përfaqësuesi i ZPS-së.

Para trupit gjykues, ZPS ka thënë se i vetmi dënim i përshtatshëm në këtë rast gjyqësor është ai me burgim.

Patch: I vetmi dënim i përshtatshëm ndaj Gucatit dhe Haradinajt është ai me burgim

“Një parashtrim tjetër i mbrojtjes që ju duhet të hidhni poshtë është që të ipet dënim me gjobë në këtë rast. Ne e kemi trajtuar këtë, dhe japim arsye të shumta pse, por do të them vetëm që paneli nuk duhet të vërë një vlerë monetare për kryerjen e krimeve për të cilat janë akuzuar të akuzuarit, sepse edhe kur persona të ndryshëm sidomos kur persona të tjerë mund të ishin të gatshëm të paguanin atë gjobë, i vetmi dënim i përshtatshëm është një, me burgim. Ajo që e kemi kërkuar ne si prokurori e specializuar është e duhur, proporcionale dhe e nevojshme”, ka thënë prokurori Patch.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.

Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Prokurori kërkon dënim për Gucatin e Haradinajn, thotë se ata synuan shkatërrimin e gjykatës

Prokurori i Specializuar, Jack Smith i ka kërkuar trupit gjykues që të shpallë fajtor Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn, pasi “ata kanë kryer krim dhe se nuk janë penduar për një gjë të tillë”.

Sipas tij dënimi ndaj tyre do të parandalonte veprimet e tyre të ngjashme në të ardhmen si dhe veprimet e njerëzve të tjerë në Kosovë që sipas tij synojnë të pengojnë punën e Speciales.

Në kohën kur po bëhen parashtrimet për masën e dënimit, Prokurori i Specializuar ka thënë se çështja gjyqësore ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK është e rrallë dhe sipas tij nuk lë dyshim lidhur me synimin e tyre për të kryer veprën penale me dashje.

Smith: Të akuzuarve duhet t’u jepet një masë dënimi me burg shumë e madhe

“Fajësia e të akuzuarve është provuar dhe tani na mbetet të vendosim se cila do të jetë masa e dënimit, Këta të akuzuar janë unikë, sepse ata nuk janë penduar, ata kanë shkuar më tej dhe kanë thënë në mënyrë mënyra që do ta bëjnë këtë krim apo një krim të ngjashëm po t’u jepej mundësia edhe në të ardhmen. Po të mos mjaftonte kjo, është çështje shumë e rrallë në çdo juridiksion që të keni përpara dy individë që janë fanatikë dhe të angazhuar për të shkuarën e tyre penale dhe që e kanë thënë shumë qartë atë dhe besojnë se do të duhej që këtyre t’u jepej një masë dënimi me burg shumë e madhe me qëllim që të mos insistojë asnjë shpresë që të shkatërrohet kjo gjykatë. Është unike kjo skenë kriminale”, ka thënë Smith.

Ai ka përsëritur se në Kosovë ekzistojnë njerëz që synojnë të pengojnë punën e gjykatës.

Smith: Gjykata duhet të jep mesazh me dënimin e Gucatit dhe Haradinajt

“Kur flas për masën e dënimit, gjykata duhet të mendojë jo vetëm për dënimin që duhet t’i jep këtyre të akuzuarve, por edhe mesazhin që duhet t’i jep të tjerëve, veprimet e të cilëve do të ndikohen prej vendimit që do të jep kjo gjykatë. Të akuzuarit janë pjesë e një grupi të vogël në Kosovë, të cilët janë të përkushtuar personalisht që kjo gjykatë të dështojë. Ky grup zvogëlohet nga dita në ditë ndërkohë që çështjet tona ecin përpara dhe e vërteta zbulohet... Ne u kërkojmë që ju të merrni një vendim fajësie për ta, ne po kërkojmë jo vetëm sepse ata nuk janë shprehur pendim, por edhe të merret një venim i tillë, sepse është parandalim për të tjerët. Ne po ua kërkojmë ta bëni këtë, sepse faktikisht kjo është shërbimi që do t’i bëni parandalimit”, ka thënë ai.

Sipas tij, vendimi për dënimin e ish-krerëve të OVL të UÇK-së duhet të shqiptohet në përputhje me krimin. Ai ka thënë se të gjitha veprimet e Gucatit dhe Haradinajt ishin me qëllim të arritjes së qëllimit të tyre sipas tij për të shkatërruar gjykatën.

Smith: Synimi i të akuzuarve ishte shkatërrimi i Gjykatës Speciale

“Synimi i të akuzuarve dhe angazhimi është të shfrytëzonin mjetet penale për të arritur synimin e tyre për të shkatërruar tërësisht këtë gjykatë. Një fokus i veçantë për të përcaktuar masën e dënimit duhet të jetë edhe sa e rëndë është kjo vepër penale, vlerësimi fushëveprimit të saj dhe mënyra si viktimat po kërkojnë drejtësi, të akuzuarit nuk kanë kërkuar thjesht të minojnë procedimin penal apo të ndalojnë një dëshmitar që të vijë te kjo gjykatë, ata kanë kërkuar të shkatërrojnë këtë gjykatë, këtë institucion të drejtësisë të krijuar nga vullneti i popullit të Kosovës dhe për t’u shërbyer viktimave në Kosovë dhe më tutje”, ka thënë shefi i ZPS-së.

Sipas Prokurorit të Specializuar, ish-krerët e OVL-UÇK kanë synuar frikësimin e dëshmitarëve dhe viktimave me qëllim që të njëjtit të mos bashkëpunojnë me gjykatën.

Smith: Të akuzuarit kundërshtojnë faktin që një anëtar i UÇK-së të jep llogari për krime

“Të akuzuarit kanë dashur të shkatërrojnë këtë gjykatë dhe e kanë bërë këtë për shkak se janë në kundërshtim me faktin që një anëtar i UCK-së të jep llogari për krimet që kanë bërë, dhe të akuzuarit do të bëjnë të pamundurën që t’i mohojnë drejtësinë jo vetëm një viktime, jo vetëm një grupi të viktimave, por tërë viktimave”, ka thënë ai.

Smith ka thënë se dëmi që mund të shkaktojnë ish-krerët e OVL-UÇK-së në të ardhmen është i parashikueshëm meqë sipas tij ata kanë deklaruar se do të vepronin njësoj nëse do të kishin mundësi.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.

Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Gucati e Haradinaj.

Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

***

Ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, i janë kundërpërgjigjur deklaratave të Zyrës së Prokurorit, duke thënë se Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj kanë vepruar në interes të publikut dhe se të njëjtit duhet të shpallën të pafajshëm.

Pasi prokuroria ka deklaruar se të akuzuarit kanë ndërmarrë veprime me dashje konkrete dhe sipas ZPS-së, të njëjtit duhet të shpallën fajtor, mbrojtja e tyre ka kërkuar nga trupi gjykues vendim të pavarur dhe mbështetur në analizën objektive të ligjit.

Avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Elystan Rees ka thënë se i mbrojturi i tij duhet ë shpallet i pafajshëm.

Rees: ZPS ka ngritur akuzat dhe duhet ta provojë çështjen

“Një ndër elementet që ata ngrenë është dashja konkrete, qëllimi konkret, ndërkohë ne bëmë dhe parashtruar qëndrimin tonë, neve bëmë dallimin në mes të synimit konkret dhe synimit eventual dhe në fakt e gjithë çështja e tyre mbështetet në këtë elemente, që zotëri Gucati klienti im ka vepruar me dashje konkrete, dhe unë i bëjë thirrje trupit gjykues që të marrë këtë qasje, pra ta mbajë përgjegjës ZPS-në lidhur me këtë çështje për këtë që është bishti kryesor i çështjes së tyre. Pra ata e ata duhet që ta provonin çështjen e tyre, sepse ata kanë ngritur akuzat, pra ata e ngritën fabulën e çështjes që ata thonë se e kanë provuar, dhe nëse ata e kanë provuar përtej dyshimit të arsyeshëm atëherë ju do të merrni vendimin, por nëse ky nuk është rasti atëherë trupi gjykues duhet që ta ndalojë gjykimin”, ka thënë Ress.

Ai ka thënë që ZPS duhet të dëshmojë përtej dyshimit të arsyeshëm nëse ka pasur synime apo dashje konkrete nga të akuzuarit, në të kundërtën duhet shpallur pafajësinë.

Rees: Nëse ZPS nuk arrin të dëshmojë se ka pasur dashje konkrete nga të akuzuarit, ata duhet të shpallen të pafajshëm

“Ju duhet ta testonim ta matni çështjen e tyre mbështetur në këtë elemente dhe nëse ZPS nuk dëshmon përtej dyshimit të arsyeshëm që ka synim apo dashje konkrete atëherë duhet që të shpallim pafajësinë. Nuk dua ta përsëris vetën, por thjesht dua të ju kujtoj trupit gjykues, suksesi apo dështimi i procesit gjyqësor i kësaj çështje nuk matet nëse vendimi i marrë nga trupi gjykues është për fajësi apo pafajësi, por matet nga aftësia për të qenë i drejtë me të akuzuarin dhe për të respektuar dinjiteti ne të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces gjyqësor”, ka thënë avokati i Gucatit.

E mbrojtja e Nasim Haradinajt, avokati Toby Cadman ka deklaruar se të gjitha veprimet e të akuzuarve lidhur me dosjet e arritura në OVL-UÇK kanë qenë në interes të publikut.

Cadman: Prokuroria po përpiqet të justifikojë punën e saj

“Zoti Hoëling(prokurori) u përpoq që të fliste mbi klimën e frikës me qëllim që të justifikonte punën ne tij por ajo që do të thoshim ne është se këtu bëhet fjalë për një nxjerrje në interes të publikut, e motivuar si duhet për të parandaluar padrejtësinë, ne i përmbahemi qëndrimit se interesi publik është i rëndësishëm”, ka thënë Cadman.

Ai i ka kërkuar trupit gjykues që të trajtojë interesin publik, derisa është në kërkim të së vërtetës.

Cadman: Haradinaj është sinjalizues, ka vepruar në interes të publikut

“Ai është sinjalizues, ai ka bërë punën e tij për të gjetur të vërtetën dhe në ketë mënyrë ne i kërkojmë trupit gjykues që të trajtojë interesin publik kur të gjejë të vërtetën. Prokuroria kërkon të fsheh të vërtetën lidhur me këtë ndërhyrje të sistemit të saj, është detyrë e jona si palë mbrojtëse e pastaj e turpit gjykues që t’i fryjë bilbilit kur është momenti,. Kjo është një çështje në të cilën ne jemi ndaluar të përmendim këtu emrat të cilët klienti im beson që janë persona që kanë marrë pjesë në masakra në Kosovë. Ne nuk i kemi parë dokumentet dhe siç e thash dje në qendër të kësaj çështje është zinxhiri i mbajtjes së dokumenteve i cili ishte difektoz dhe për të cilën ZPS nuk ka dhënë përgjigjen e tyre”, ka thënë ai.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.

Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./

ZPS thotë se Gucati e Haradinaj kanë vepruar me dashje

Në përgjigjen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ndaj deklaratave përmbyllëse të mbrojtjes së Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, prokurori Matheë Howling ka thënë se veprimet e të akuzuarve lidhur me dosjet ishin bërë qëllimshëm.

Sipas tij, ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke i ofruar dokumentet për mediat i kanë bërë publike emrat të cilët ishin pjesë e atyre dosjeve.

Howling: Gucati dhe Haradinaj i kanë bërë publik emrat që ishin në dosje

“Ata faktikisht i bënë emrat publik, ata i publikuan emrat, duke i lënë dokumentet e paredaktuara dhe të mbrojtura për gazetarët persona publik këta i nxorën emrat për të gjithë botën për t’i parë, dhe kjo nuk ishte vetëm për thënien në zë të tyre, ishte për komunikimin e këtyre emrave dhe disa faktikisht nga këta emra u thanë me gojë dhe zgjidhja e kësaj kundërshtie thelbësore i kthen fjalët e të akuzuarve në kërcënime, kritikat e tyre në pengim”, ka thënë Howling.

Para trupit gjykues në Dhomat e specializuara të Kosovës në Hagë, prokurori Howling ka thënë se në Kosovë vazhdon të mbretërojë klima e frikësimit për dëshmitarët.

Howling: Fryma e frikësimit të dëshmitarëve n Kosovë ende është e pranishme

“Ka pasur diskutim në deklaratën përmbyllëse, në veçanti rreth frymës së frikësimit, është një frymë e cila ka 15 vjet që është e pranishme, kjo është një lloj relike historike dhe ku është klima moderne e frikësimit të dëshmitarëve në prova. Shihni përreth, kjo është situata, kjo është ndjesia, kjo është klima moderne e frikësimit të dëshmitarëve në Kosovë kjo është ajo çfarë provat e kësaj çështje dëshmojnë dhe këta të akuzuar janë persona të cilët kanë treguar dashjen e tyre për ta çuar më tej këtë klimë. Pra ata do të frikësojnë, do të hakmerren, do t’i bëjnë emrat publik”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për dëshminë e një punonjësi të ZPS-së, Miro Jukiq, të cilën e pati kontestuar mbrojtja.

Sipas prokurorit, dëshmia e tij duhet besuar duke theksuar deklaratat e tij se një numër i dëshmitarëve janë frikësuar dhe kanë kërkuar zhvendosje nga Kosova.

Howling: Trupi gjykues të marrë parasysh historitë e dëshmitarëve të frikësuar

“Është historia që dikush thotë se nuk ndjehet fare i sigurt dhe që atij mund t’i ndodh çdo gjë, është historia e dikujt që ishte në panik dhe që kishte frikë të shkonte në punë, dikush kishte sulme paniku kaq të rënda sa që kishte përfunduar në spital dhe ishte shkaktuar një stres i jashtëzakonshëm për shkak të dokumenteve që kishin rrjedhur nga media, është historia e dikujt që është shumë i zëmëruar, i inatosur, që dëshiron që ai dhe familja e tij të zhvendosen me banim nga Kosova menjëherë, dikush që tha se mund të vritej dhe nuk mund të bashkëpunonte nëse ZPS nuk e zhvendoste familjen e tij diku tjetër me vendbanim. Është historia e dikujt tjetër që u ndje që familja e tij ishte n rrezik i cili u përpoq të merrte hapat e nevojshëm për të siguruar familjen e tij sepse njerëzit dukej që nuk e bënin dallimin ndërmjet dëshmitarëve dhe spiunëve”, ka thënë prokurori.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020, prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.

Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat