Organizata mbron homoseksualët akuzon deputetët për nxitje të urrejtjes

Aktuale

Organizata mbron homoseksualët akuzon deputetët për nxitje të urrejtjes

Më: 17 mars 2022 Në ora: 14:21
Protesta

Organizata për Barazi dhe Liri, Cel Kosova ka protestuar para Kuvendit të Kosovës  për mosmiratimin e kodit civil i cili lejon qiftet me orientim seksual të gjinisë së njëjtë të bashkëjetojnë. 

Ata kanë akuzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës se me fjalimet e tyre kundër komunitetit LGBT kanë nxitur urrejtje dhe thirrje për dhunë.

Kanë deklaruar se martesa ndërmjet gjinisë së njëjtë garantohet edhe me Kushtetutë.

“Dje kemi qenë dëshmitarë të homofobisë, urrejtjes dhe keqinformimit në Kuvendin e Kosovës në vendin ku priten të kalohen ligjet që mundësojnë njerëzve në Kosovë me jetu të lirë dhe të sigurtë pa dallim. Në këtë Kuvend është legjitimuar shtypja dhe dhuna ndaj komunitetit LGBT. Gjuha e përdorur nga deputetët është thirrje për dhunë ndaj komunitetit. Në këtë Kuvend janë shpërndarë rrenat kur dashuria është quajtur sëmundje dhe urrejtja është quajtur vlerë. E drejta për të martuar me personin që e don është e garantuar me Kushtetutë. Rezistenca jonë nuk do të ndalet këtu”, ka thënë njëra nga organizatorët e protestës.

Projektkodi Civil nuk ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, pasi 29 vota ishin kundër, 28 për dhe katër deputetë kanë abstenuar.

Në sallë, në momentin e votimit ishin 77 deputetë nga 120 deputetë, por 16 prej tyre nuk morën pjesë në votim.

Pika që deputetët kishin mospajtime gjatë seancës të së mërkurës ishte neni i cili do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat