Ekskluzive: Lirohen 11 policë të arrestuar në operacionin “Pika”

Aktuale

Ekskluzive: Lirohen 11 policë të arrestuar në operacionin “Pika”

Nga: N. Sh. Më: 17 mars 2022 Në ora: 22:20
Fotografi nga aksioni i quajtur "Pika"

11 zyrtarë policor të arrestuar në aksionin e madh të quajtur “Pika” janë liruar nga paraburgimi.

Kështu ka mësuar gazeta “Bota sot”, nga burimet brenda institucioneve të sigurisë së Kosovës.

Sipas burimeve tona, prej 11 personave të lëshuar, 1 zyrtar policor është i sëmurë rëndë me sëmundjen e kancerit.

Dy policë të tjerë janë të lirë, kurse 8 të tjerë, duhet të paraqiten një herë në muaj në Polici.

Në operacionin e quajtur “Pika”, të Inspektoratit Policor dhe Doganës që është zhvilluar ditën e hënë në Kosovë, janë arrestuar 50 zyrtarë shtetërorë, 48 nga Policia e Kosovës dhe dy nga Dogana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat