Avdia: Vizita e delegacionit amerikan në këtë kohë tregon përkushtim për Kosovën

Aktuale

Avdia: Vizita e delegacionit amerikan në këtë kohë tregon përkushtim për Kosovën

Më: 18 mars 2022 Në ora: 18:23
Tomorr Avdia

Njohësi i Çështjeve të Protokollit, Tomorr Avdia ka folur për vizitën e delegacionit amerikan në Kosovë, ku këta të fundit zhvilluan takime me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin dhe presidenten, Vjosa Osmanin.

Avdia ka thënë se vizita e delegacionit amerikan në këtë kohë tregon përkushtim jo vetëm për Kosovën por për gjithë rajonin.

“Vizitat e nivelit të lartë siç është kjo e delegacionit amerikan e cila drejtohet nga këshilltarja e presidentit Biden, për çështje të sigurisë Elizabete, është një vizitë e nivelit të lartë e cila në këtë kohë tregon përkushtim jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin dhe për krizën në të cilën po kalon Evropa pas konfliktit që është shtrirë në lindje”, ka thënë ai.

Sipas tij, Shtëpia e Bardhë e ka parë të nevojshme që një delegacioni i tillë ta vizitojë Kosovën pas krizës dhe luftës që po zhvillohet në Ukrainë.

“Vizita planifikohet për një kohë më të gjatë jo kaq shpejtë, pas letrës së Osmanit sepse ato planifikohen, ndoshta Shtëpia e Bardhë ka parë që një delegacion i tillë ta vizitojë Kosovën pas krizës dhe luftës që po zhvillohet në Ukrainë. Kjo është një ritëm i cili i shpejton kërkesat e tona që ka Kosova, pas paraqitjes së kërkesës që ka ardhur nga Osmani që Kosova të bëhet pjesë e aleancës veri-atlantike”, ka thënë Avdia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat