Zgjdihen drejtorët e katër Spitaleve të Përgjithshme të Kosovës

Aktuale

Zgjdihen drejtorët e katër Spitaleve të Përgjithshme të Kosovës

Më: 19 mars 2022 Në ora: 09:40
Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka shpallur rezultatet përfundimtare për drejtorë të katër Spitaleve të Përgjithshme të Kosovës.

Për Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed” drejtoreshë është zgjedhur pulmulogia dr. Shefkie Shatri. Dr. Shatri që nga viti i kaluar ishte ushtruese detyre e drejtorit po në këtë spital.

Edhe Spitali i Përgjithshëm në Gjilan është bërë me drejtor ku në këtë pozitë është zgjedhur doktor Arsim Emini. Në garë për këtë pozitë ishin edhe pesë kandidatë të tjerë të cilët janë vlerësuar më dobët se Emini.

Doktor Fazli Shala është zgjedhur drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës. Në garë për këtë pozitë kanë qenë edhe dy kandidatë të tjerë.

Ndërsa doktoresha Luljeta Zhubi është zgjedhur drejtoreshë e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës. Në garë për këtë pozitë kanë qenë edhe 3 kandidatë të tjerë.

Të gjithë kandidatët e pakënaqur me rezultatin kanë të drejtë ankese brenda 15 ditësh nga shpallja e rezultatit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat