Inspektorati gjen mospërputhje të çmimeve rafte-arkë dhe mashtrim lidhur me zbritjet e reklamuara

Aktuale

Inspektorati gjen mospërputhje të çmimeve rafte-arkë dhe mashtrim lidhur me zbritjet e reklamuara

Më: 19 mars 2022 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se përmes Inspektoratit të Tregut ka vazhduar inspektimet edhe gjatë ditëve të fundjavës.

Sipas MINT, qëllimi i inspektimeve në këtë periudhë vazhdon të jetë verifikimi i çmimeve të produkteve bazike për shportën e konsumatorëve.

Gjatë inspektimeve të ditës së shtunë, Inspektorët e Tregut kanë hasur në parregullsi sa i përketë mospërputhjes së çmimeve raftë –arkë, mashtrimit lidhur me zbritjet e reklamuara dhe në disa produkte ka munguar deklaracioni në gjuhën shqipe, prandaj në secilin rast janë marrë masa ndëshkuese në pajtim me ligjet në fuqi. MINT falënderon gjithë konsumatorët që vazhdojnë të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Në të njëjtën kohë i siguron konsumatorët se Inspektorati i Tregut do të jetë aktiv në interes të mbrojtjes së konsumatorëve, eliminimit të praktikave të padrejta tregtare, mbrojtjen e konkurrencës së drejtë dhe në bashkëpunim me inspektorët e tregut në komuna, do të vazhdojë inspektimet në tërë Kosovën dhe në çdo rast kur konstatohen parregullsi, do të merren masa ndëshkuese në pajtim me ligjet në fuqi”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat