Çfarë dokumente i pranon Agjencia Shtetërore e Arkivave?

Aktuale

Çfarë dokumente i pranon Agjencia Shtetërore e Arkivave?

Më: 21 mars 2022 Në ora: 19:10
Kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave, Bedri Zyberaj

Kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave, Bedri Zyberaj, ka treguar se çfarë dokumente i pranojnë në këtë institucion.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka theksuar se të gjithë fondkrijuesit dokumentacionin që e posedojnë duhet ta dorëzojnë në Agjencinë Shtetërore të Arkivave kur ai i plotësohet të gjitha kushtet dhe maturohet ligjërisht.

“Dokumentacioni që ka vlerë të përhershme maturohet ligjërisht për t’u dorëzuar në arkiv, kur e plotëson moshën prej 30-vjetësh, kur e arrin këtë moshë fondkrijuesi, pra ai qe e ka krijuar  atë dokumentacion, duhet ta dorëzojë në arkiv”.

“Sa i përket caktimit, secili fondkrijues është i obliguar me ligj që ta përpiloj një listë me afatet e ruajtjes së dokumenteve, dhe fondkrijuesi është i obliguar ta vlerësojë se cili dokument ka vlerë të përhershme dhe se cili ka vlerë të përkohshme. Kjo listë miratohet, pastaj kërkohet edhe një miratim formal nga agjencia”,ka thënë Zyberaj.

Ai u ka bërë apel qytetarëve që të dorëzojnë dokumente në arkiv, nëse ata kanë dhënë kontribut për ngjarje dhe aktivitete të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat