Ambasada amerikane në Prishtinë shpërndan video për rrenat e Putinit

Aktuale

Ambasada amerikane në Prishtinë shpërndan video për rrenat e Putinit

Më: 22 mars 2022 Në ora: 11:21
Ambasada amerikane në Prishtinë

Ambasada amerikane në Prishtinë përmes rrjetit social Twitter ka shpërndarë një video që vë në pah gënjeshtrat e presidentit rus Vladimir Putin.

Në postimin e ambasadës thuhet se qeveria ruse ka një histori të gjatë të dezinformimit dhe të akuzave për shtetet tjera që kanë kryer krime e të cilat në të vërtetë i kryen vet Rusia.

“Qeveria ruse ka një histori të gjatë dezinformimi, akuzash dhe operacionesh false për të akuzuar vendet e tjera për vetë shkeljet dhe mizoritë që vetë Rusia po kryen.

Shikoni disa shembuj specifikë, duke përfshirë ato në Ukrainë”, thuhet në mbishkrimin e videos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat