Presidenca kërkon nominimin e anëtarëve të shoqërisë civile në Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut

Aktuale

Presidenca kërkon nominimin e anëtarëve të shoqërisë civile në Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut

Më: 24 mars 2022 Në ora: 17:46
Vjosa Osmani

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka publikuar një thirrje të hapur për nominimin e tre anëtarëve nga shoqëria civile, të cilët do të jenë pjesë e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut.  

Ky Këshill është derivat i zotimeve, të cilat institucionet e Republikës së Kosovës i kanë marrë në kuadër të edicionit të parë të Samitit për Demokraci të organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Rrjedhimisht, Presidentja Vjosa Osmani ka inicuar themelimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, i cili do të luaj rolin e mekanizmit përgjegjës për udhëheqjen dhe garantimin e mbarëvajtjes së punës së të gjitha institucioneve të cilat janë drejtpërdrejt përgjegjëse për përmbushjen e zotimeve të prezantuara në Samitin për Demokraci.

Ky Këshill do të jetë përgjegjës për të garantuar monitorimin, transparencën, dhe llogaridhënien në lidhje me përmbushjen e këtyre zotimeve.

Thirrjen e gjeni në vegzën këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat