Njësia Speciale në Mitrovicë, serbët protestojnë për zgjedhjet e 3 prillit

Aktuale

Njësia Speciale në Mitrovicë, serbët protestojnë për zgjedhjet e 3 prillit

Më: 25 mars 2022 Në ora: 10:09 Përditësuar në ora: 13:56 më 25.03.2022
Protesta

Përfundon protesta në Graqanicë

Qytetarët serbë në Graqanicë kanë protestuar sot duke kërkuar  që të mbahen zgjedhjet e Serbisë edhe në Kosovë.

Mirëpo para pak minutash ka përfunduar protesta e qetë.

Protesta ka qenë në vëzhgim të KFOR-it.

Protesta e tyre u mbajt kundër qëndrimit të Qeverisë së Kosovës, për mosmbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit në Kosovë pa një marrëveshje Kosovë-Serbi.

Lista Serbe pezullon punën e tyre në institucionet e Kosovës

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq ka deklaruar se ata do të ngrijën pozitat e tyre në Qeverinë e Kosovës derisa të shfuqizohet vendimi për suspendimin e gjykatës serbe, Liljana  e cila mori pjesë në takimin e Këshillit të Sigurisë në Beograd ku është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Edhe ne, përfaqësuesit e serbëve do ta suspendojmë vetën nëpër institucione, deri sa gjyqtarja të kthehet në punë. Këta njerëz janë të shqetësuar mirëpo nuk janë të frikësuar. Kemi përjetuar shumëçka. Kurti dhe Bislimi kanë shkatërruar marrëveshjen e Brukselit. Derisa të jetë gjyqtarja e suspenduar atëherë edhe ne jemi të suspenduar. Kërkojmë kthimin e saj në punë”, ka thënë ai.

Goran Rakiq i bashkohet protestuesve në Mitrovicën e Veriut

Serbët e Kosovës po protestojnë në Mitrovicë të Veriut dhe në Graçanicë afër Prishtinës, kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe në Kosovë, më 3 prill.

Në mesin e protestuesve janë edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq dhe Slavko Simiq.

Protestuesit po mbajnë parullat “Me paqe kundër dhunës së Kurtit” “Kurti nuk do t’i dëbojë serbët nga Kosova dhe Metohia”, “Duam vetëm të drejtat tona”.

Qytetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës po protestojnë në Mitrovicën e Veriut, ndërsa ata që jetojnë në gjashtë komunat me shumicë serbe në jug të Ibrit, kanë ardhur në mënyrë të organizuar në Graçanicë.

Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në Kosovë, kanë thënë se janë të shqetësuar për rrezikun e përshkallëzimit apo dhunës në protestat e planifikuara të premten.

Vendet e Quint-it dhe BE-së, po ashtu kanë përsëritur thirrjet e tyre ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga secila retorikë apo vendim, që mund të çojë në rritje të tensioneve.

Rreth10 autobusë me protestues nga Serbia arrijnë në Mitrovicën e Veriut

Raportohet se të paktën 10 autobusë me protestues nga Serbia kanë arritur në Mitrovicën e Veriut për t’ju bashkuar protestës.

Sipas këtij mediumi lokal, autobusët me targa RKS, KM, CA dhe BG kanë arritur nga drejtimi i Zveçanit.

Edhe në këtë protestë po marrin pjesë punëtorët nga institucionet publike të Kosovës në Veri ndërkaq një numër i vogël i policëve është prezent.

Protestat e serbëve në Mitrovicë të Veriut dhe në Graçanicë janë organizuar për të kundërshtuar mosmbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Serbët mblidhen në Mitrovicë, duan lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve

Disa dhjetëra serbë janë mbledhur tashmë në sheshin “Mbreti Petër” në veri të Mitrovicës, për të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar për orën 12.

Në këtë pjesë të Kosovës, por edhe në Graçanicë, do të shfaqet pakënaqësia për vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës, pa një marrëveshje midis dy shteteve.

​Policia deklarohet për raportimet se njësitet speciale janë nisur drejt veriut

Policia e Kosovës i ka hedhur poshtë raportimet e disa medieve se njësitet speciale janë nisur drejt veriut të Kosovës.

Policia në një përgjigje për KosovaPress ka thënë se lëvizjet e njësive të Policisë së Kosovës janë të zakonshme dhe se nuk lidhen me ndonjë aktivitet të caktuar.

“Referuar disa shkrimeve dhe publikimeve në media të ndryshme, që ndërlidhen me lëvizjet e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës, ju informojmë se lëvizjet e njësiteve policore janë të zakonshme dhe nuk ndërlidhen me ndonjë aktivitet të caktuar. Policia e Kosovës është transparente dhe do të vazhdojë të ju mbaj të informuar si ç'do herë për angazhimet dhe aktivitetet e saja operacionale”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Ndërkohë që sot pritet të mbahet një protestë në veri Mitrovicës, kjo pas suspendimit të kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq. Suspendimi i saj erdhi pasi që mori pjesë në një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që u mbajt në Beograd më 22 mars.

Njësia Speciale drejt Mitrovicës, deklarohet Policia

Policia e Kosovës ka thënë se shkuarja e Njësiteve Speciale në Mitrovicë është aktivitet i zakonshëm dhe se nuk lidhet me ndonjë aktivitet të caktuar.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

“Referuar disa shkrimeve dhe publikimeve në media të ndryshme, që ndërlidhen me lëvizjet e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës, ju informojmë se lëvizjet e njësiteve policore janë të zakonshme dhe nuk ndërlidhen me ndonjë aktivitet të caktuar.

Policia e Kosovës është transparente dhe do të vazhdojë të ju mbaj të informuar si ç’do herë për angazhimet dhe aktivitetet e saja operacionale”, ka thënë Kelani.

Ndryshe, Dukagjini raportoi se Njësitet Speciale të Policisë, nga kampi “Vrella”, janë nisur për në Mitrovicë.

Në pamjet e publikuara shihen autoblinda të Policisë, të cilas sipas televizionit po shkojnë drejt Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat