​Propozohet shkëmbimi i specializantëve Kosovë-Shqipëri

Aktuale

​Propozohet shkëmbimi i specializantëve Kosovë-Shqipëri

Më: 25 mars 2022 Në ora: 13:11
Takimi në mes të anëtarëve të Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale me Komisionin Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë të Kuvendit të Republikës së Shqipëris

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon takimi në mes të anëtarëve të Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale me Komisionin Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Anëtarët e të dyja komisioneve u dakorduan për një bashkëpunim më të gjerë sidomos në fushën e harmonizimit të legjislacionit.

E kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku kërkoi që marrëveshjet që janë nënshkruar në mes të dy qeverive të shihet zbatueshmëria e tyre.

Ndërsa, kryetarja e Komisionit për Punë dhe Çështje Sociale dhe Shëndetësi në Shqipëri, Grida Duma u shpreh se përmes këtyre takimeve krahas rritjes së bashkëpunimit duhet të bëhet një listë e aktiviteteve qe mund të bëhet. Ndërsa, theksoi kontributin që mund të japin në Komision në aspektin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore.

Anëtarët e të dyja Komisioneve kanë konkretizuar disa çështje në fushën e shëndetësisë.

Haxhi Avdyli anëtar i Komisionit për Shëndetësi nga Kuvendi i Kosovës propozoi të një politike më e mire për qarkullimin e pacienteve, të hiqet licencimi i mjekëve Dhe të krijohen qendra kombëtare për shërbime të caktuara kombëtare.

Ai propozoi edhe shkëmbimin e specializantëve.

Kurse, Florenc Spaho nga Kuvendi i Shqipërisë u shpreh se bashkimi kombëtar në aspektin e shëndetësisë mund te ndodh duke hequr në aspektin e largimit shëndetësor.

Ai propozoi që brenda një muaji të zhvillohet një takim i përbashkët i dy Komisioneve në qytetin e Elbasanit me dy ministrat e të dyja vendeve të ministrive të Shëndetësisë. Ndërsa, shtoi se krijimi i një fondi të përbashkët ndërmjet dy ministrie për lehtësim të qytetarëve që duan ta trajtohen qofte në Tiranë apo Prishtinë.

Propozime konkrete se ku mund të punojnë bashkërish të dyja palët dha edhe Bekim Haxhiu. Sipas tij mund të bëhet përafrimi i legjislacionit, shkëmbimi i përvojave dhe krahasimi i legjislacioneve të të dyja vendeve, pastaj. Lehtësimi i marrëveshjes për njohjen e licencimit të profesionistëve shëndetësorë dhe lehtësimin e trajtimin e pacienteve Shqipëri-Kosovë, Kosovë-Shqipëri.

Ndërsa, ky takim në mes dy anëtarëve të Komisioneve Parlamentare për Shëndetësi të Kosovës dhe Shqipërisë po vazhdon ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat