Ministri Rifat Latifi diskuton për bashkëpunimin në shëndetësi me Guvernatorin e Izmirit

Aktuale

Ministri Rifat Latifi diskuton për bashkëpunimin në shëndetësi me Guvernatorin e Izmirit

Më: 26 mars 2022 Në ora: 12:14
Foto nga takimi

Ministri i Kosovës, Rifat Latifi ka zhvilluar një takim me me Guvernatorin e Izmirit, Yavuz Selim KÖŞGER.

Temë diskutimi në këtë takim ishte bashkëpunimi mes dy shteteve në shëndetësi, konkretisht në forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe profesionale në shëndetësi.

Në këtë takim, ministri Latifi tha se Turqia dhe Kosova janë dy shtete që kanë miqësi shumë vjeçare.

“Kjo miqësi duhet në vazhdojë edhe më tutje, kësaj radhe me bashkëpunimin në fushën shëdetësore, pasi që Izmiri ka Universistete shumë të njohura, që kanë prodhuar kuadro të njohura në shkencat mjekësore”, ka thënë Latifi.

Ndërkaq, Guvernatorini i Izmirit ka premtuar bashkëpunim në sistemin e shëndetësisë, aty ku kërkohet më së shumti.

Tutje, ai ka shtuar se Kosova është shumë e rëndësishme për Izmirin dhe Turqinë në përgjithësi, sepse dy shtetet kanë shumë gjëra të përbashkëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat