Presidentja Osmani takohet me Kryeministrin e Katarit

Aktuale

Presidentja Osmani takohet me Kryeministrin e Katarit

Më: 26 mars 2022 Në ora: 13:07
Foto nga takimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani Sadriu është takuar me Kryeministrin e Shtetit të Katarit, Sheikh Khalid bin Khalifa bin Abdulaziz Al Thani gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Dohas.

Presidentja ka vlerësuar lartë marrëdhëniet miqësore në mes të dy vendeve tona. Në kontekstin e Forumit të Dohas, Presidentja Osmani ritheksoj përpjekjet e përbashkëta të Kosovës dhe Katarit si dy vende paqedashëse, gatishmërinë për t’i adresuar sfidat bashkëkohore.

"Presidentja falënderoi Kryeministrin për mbështetjen ndaj Kosovës që nga paslufta, duke përfshirë realizimin e projekteve të ndryshme të financuara nga populli dhe shteti i Katarit. Po ashtu, Presidentja Osmani shprehu gatishmërinë e institucioneve tona të thellojnë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Shtetin e Katarit", thuhet në njoftimin e zyrës së Presidencës.

Presidentja vlerësoi rolin e rëndësishëm të Katarit në mbështetjen e Kosovës në iniciativa të ndryshme ndërkombëtare. Ajo potencoi nevojën për të avancuar bashkëpunimin diplomatik duke u anëtarësuar edhe në organizata ndërkombëtare në të cilat akoma nuk jemi të përfaqësuar si dhe duke e rritur numrin e njohjeve për pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat