Kryesuesi i KGJK-së: Dëmi nga greva e administratës së gjyqësorit është i parikuperueshëm

Aktuale

Kryesuesi i KGJK-së: Dëmi nga greva e administratës së gjyqësorit është i parikuperueshëm

Më: 27 mars 2022 Në ora: 22:34
Albert Zogaj

Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), ka thënë se greva që zgjati për tri javë, ka shkaktuar dëme të parikuperueshme, pasi në muajt në vazhdim do të duplifikohen punët.

Në tëvë1, tha se dëmi që i është shkaktu gjyqësorit është i jashtëzakonshëm.

“Ajo që është në mundësinë tonë tani gjithmonë tu e respektu grevën si një e drejtë kushtetuese, është që neve na duhet një dinamikë e jashtëzakonshme ta themi për shkak se jo vetëm të mbingarkesës që e kemi, pas por edhe për shkak të shtyrjes së numrit të madh të seancave gjyqësore, të cilat tash në agjendat e gjyqtarëve duplifikohen në të paktën edhe muajt e ardhshëm. Kjo nënkupton angazhim, nënkupton koordinim, bashkëveprim të gjykatave me Këshillin”, ka thënë Zogaj.

Ai ka shtuar se do tentojnë të bëjnë të pamundurën, por që dëmi në aspektin kohor është i madh.

“Ne do të tentojmë me bo për aq sa është e mundshme, por si përfundim patjetër që si pasojë është evidente edhe pothuajse është e parikuperueshme në kuptimin e kohës”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat