LDK kërkon pako të re ekonomike, paraqet tri propozime ndaj Qeverisë Kurti

Aktuale

LDK kërkon pako të re ekonomike, paraqet tri propozime ndaj Qeverisë Kurti

Më: 28 mars 2022 Në ora: 11:24
Kuvendi i Kosovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i ka paraqitur tri propozime Qeverisë Kurti për krizën ekonomike që po ballafaqohet vendi. Ai në seancën e sotme plenare tha se ekzekutivi duhet të miratojë një pako të re ekonomike.

Ai tha se masa e parë është indeksimi i gjitha skemave pensionale dhe sociale, subvencionimi i bujqësisë dhe ngritja e pagës minimale.

Hoti: Këto tri propozime qeveria duhet t’i ndërmerr

“Ne kemi tri propozime për konsiderim nga ana e qeverisë. Masa e parë dhe menjëhershme është të bëhet indeksimi i gjitha skemave pensionale dhe ndihmave sociale vetëm për normë ne inflacionit vetëm për të ruajtur fuqinë blerëse të pensioneve dhe ndihmave sociale të pandryshueshme, së paku për të mbulu rritjen e çmimeve të produkteve bazike. Kjo masë i prek gjithë qytetarët mbi moshën 65 vjeçare dhe të tjerë që përfitojnë nga skemat e ndryshme të mbështetjes sociale. Masa e dytë është subvencionet në bujqësi, unë e kam ngritur edhe një herë tjetër këtë çështje. Të gjithë indikatorët tregojnë se rritja e imputeve bujqësore shkon në 20-30 deri 50 përqind. Ne kemi dal në teren dhe kemi verifikuar këtë çështje. Ftoj qeverinë të konsiderojë rritjen e menjëhershme të subvencioneve në bujqësi së paku sa janë rritur çmimet e imputeve bujqësore. Kjo masë e mbulon një të tretën e familjeve në nivel vendi që sigurojnë të ardhura përmes tregut ose produkteve të konsumit vetanak në nivel të Kosovës. Masa e tret që duhet trajtohet me shumë kujdes është t’i kthehemi debatit për pagën minimale. Janë zhvilluar negociatat ka mos pajtime por duhet të gjetur gjuha e përbashkët për të rritur sa më parë pagën minimale”, tha ai.

Sipas tij është e pashmangshme miratimi i një pako mbështetëse ndaj qytetarëve, sikur në kohën e pandemisë COVID 19.

Hoti: Është e pashmangshme pako e re ekonomike

“Ne vlerësojmë se është e pashmangshme të dizajnojnë pako të mbështetjes së qytetarëve, ndoshta të natyrës si në kohën e pandemisë. Pasi kriza ekonomike dhe sociale gati është e atyre përmasave, vonesat në këtë drejtim do të shtojnë barrën e familjeve dhe qeveria do të detyrohet të merr këto masa. Prandaj është më mirë më herët të dizajnohet dhe të merren këto masa”, shtoi ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat