Hazir Borovci në Hagë, ‘shpërthen’ Haziri: Je i ftuar nga mbrojtja e Sali Mustëfës që ka maltretuar e gjymtuar si një kriminel njerëzit

Aktuale

Hazir Borovci në Hagë, ‘shpërthen’ Haziri: Je i ftuar nga mbrojtja e Sali Mustëfës që ka maltretuar e gjymtuar si një kriminel njerëzit

Nga: N. Sh. Më: 28 mars 2022 Në ora: 13:05
Hazir Borovci

Analisti politik Nexhat Haziri ka kritikuar ashpër zyrtarin e LDK-së, Hazir Borovcin i cili po qëndron në Hagë për të dëshmuar në Gjykatën Speciale.

Haziri thotë se, në Hagë nuk po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së e as UÇK-ja, por individët që kanë abuzuar me përgjegjësitë e tyre gjatë periudhës së luftës.

Sipas tij, Borovci ka shkuar si dëshmitar i ftuar nga mbrojtja e Sali Mustëfës.

E për Mustafën, Haziri shprehet se ka maltretuar e gjymtuar si një kriminel njerëzit që ishin aktivistë të LDK-së.

Postimi i plotë:

SHIH TI !

Hazir Borovci: Udhëtova në Hagë për të dëshmuar për të drejtën e të vërtetën, për luftën çlirimtare të UÇK-së si faqja më e lavdishme e historisë sonë kombëtare!”

-Mos rrej, kush k.... t’vetë ty se a ishte lufta e drejtë e UÇK-së apo jo. Atje nuk po gjykohet UÇK-ja e as lufta e saj, e as çfarë vendi ka në histori, por individët që kanë abuzuar me përgjegjësitë e tyre gjatë periudhës së luftës.

E vërteta është se ti shkon atje si dëshmitar i ftuar nga mbrojtja e Sali Mustafës-Komandant Calit që ka maltretuar e gjymtuar si një kriminel njerëzit vetëm pse kanë qenë aktivistë të LDK-së. Hazir, se çfarë do të dëshmosh është n’dorën tane, në përgjegjësinë tënde morale e qytetare  në përkrahje të drejtësisë për viktimat apo në përkrahje të Sali Mustafës, e mos na shit pordhë patriotike.

Eh ku e lam ti “xhemeti“” Haziri, fort kisha pas qejf me ditë a mujte me ndërru naj llaf me Ibrahim Rugovën para se me marrë këtë udhë?

Zaten, LDK-ja është shndërruar në torishte t‘thive. Veç ishalla more Allah nuk hyna n‘gjynah me k‘ta t‘fundit (thitë) se po thojnë e kanë zemrën e mirë. Shih ti, n’kohë t’fundit pjesë e partisë së Ibrahim Rugovës po bëhen edhe ish-informatorët e SHIK-ut, bile edhe si udhëheqës të procesit të mbrendshëm zgjedhor të saj në degë të caktuara. Hajr ishalla! (n.h)

Image
Postimi i Nexhat Hazirit në Facebook

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat