BSPK proteston më 8 prill në Prishtinë

Aktuale

BSPK proteston më 8 prill në Prishtinë

Më: 30 mars 2022 Në ora: 17:50
Atdhe Hykolli

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka paralajmëruar protestë më 8 prill me kërkesat për shtesa prej 100 eurove për çdo të punësuar deri në miratimin e ligjit për paga, zbatimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore dhe ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale.

Pasi rritjes enorme të çmimeve të artikujve esencialë, kryetari i BSPK-së Atdhe Hykolli kërkesën për shtesën prej 100 eurosh e vlerëson minimale.

Hykolli: Ne vendosem që më 8 prill të protestojmë, kërkesat tona janë minimale

“BSPK dje kishte mbledhjen e rregullt me kryesinë ekzekutive dhe krahas zhvillimeve të fundit, ne vendosëm që më datë 8 prill të protestojmë dhe kërkesat tona janë minimale dhe shumë të rregullta. Kemi kërkuar që çdo i punësuar i Kosovës të merr një shtesë 100 euro, për shkak të çmimeve që i kemi sot. Është ligji i skemave pensionale, i cili i diskriminon vetëm të punësuarit shqiptarë të Kosovës, si dhe është ligji që ka kaluar më 2011, që sigurimi shëndetësor të jetësohet sa më parë dhe të gjithë të punësuarit të kenë mundësi ta shfrytëzojnë”, tha ai.

Hykolli ka bërë të ditur, se nuk kanë njoftim nëse ligji për paga është kthyer në pikën zero, teksa shton se janë të detyruar që hallin e të punësuarve ta marrin vetë si sindikatë.

Hykolli: Pas protestës do të shohim rezultatet e saj

“Besoj se do të kemi dialog social me partnerin tonë social Qeverinë e Kosovës që të mos vazhdojë më tutje (protesta), përndryshe ligji mbi rregullimin sindikal është asisoj që na mundëson të bëjmë greva e protesta deri në arritjen e qëllimeve tona. Sindikata ka për mision të mbrojë të drejtën e të punësuarve...Pas protestës do të shohim rezultatet e saj, do të shohim se cilët do të jenë hapat e mëtutjeshëm... Partitë politike qe 22 vjet janë në pushtet dhe kanë mund të ndërtojnë mirëqenien tonë. Ne jemi sindikatë dhe do të marrim hallin e të punësuarve në dorën tonë”, shprehet Hykolli.

Hykolli tregon se kanë pasur takime me Qeverinë, por nuk kanë marrë ndonjë përgjigje mbi kërkesat e tyre.

Hykolli: Nuk ka rezultate mbi kërkesat tona

“Kemi pasur, ne bëjmë dialog social, por nuk kemi ende rezultate të atyre që kemi pasur... Ne nuk kemi diçka që e shohim një dokument ose diçka tjetër që kërkesat tona kanë ecur përpara”, deklaroi ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat