Në Serbi po vjen “artileria e rëndë” e diplomacisë amerikane

Aktuale

Në Serbi po vjen “artileria e rëndë” e diplomacisë amerikane

Nga: A.M. Më: 31 mars 2022 Në ora: 20:09
Kristofer Hill

Në Serbi ka arritur ambasadori amerikan Kristofer Hill.

Njohësi i çështjeve politike në Amerikë, Skënder Karaçica, ka thënë se Hill është një nga njohësit më të mirë të historisë së popujve dhe shqiptarëve në Ballkan.

Shkrimi i plotë:

Kristofer Hill është nominuar ambasador fuqiplotë i SHBA-së në Beograd, që do të përfaqësoj shtetin e tij në Serbi në kohën kur marrëdhëniet në mes të dyja vendeve  qysh nga viti 1948 nuk kanë qenë më  të tendosura, shkaku i luftës në ish-Jugosllavi dhe çështja e shqiptarëve dhe e Kosovës.

Ambasadori Hill është një diplomat i karrierës dhe një nga njohësit më të mirë të historisë së popujve dhe shqiptarëve në Ballkan.

Ardhja e tij në detyrën e diplomatit(ambasadorit)në Beograd do të bëj vijat e qarta dhe me kompetencë pa asnjë lëshim (subjektiv)karshi Serbisë dhe përfundimi i zgjidhjes së marrëdhënieve në mes të dyja shteteve sovrane Serbi-Kosovë dhe për paqen në Ballkan dhe Evropë.

Qarqe të caktuara politike, universitare, akademike  dhe të botës së shtypit në Beograd për diplomatin e njohur amerikan Kristofer Hill theksojnë se, në Serbi po vjen "artileria e rëndë” e diplomacisë amerikane!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat