Zemaj: Bislimi u tall, Kosova nuk krahasohet me Gjermaninë

Aktuale

Zemaj: Bislimi u tall, Kosova nuk krahasohet me Gjermaninë

Më: 2 prill 2022 Në ora: 00:30
Deputeti i Lidhjes Demokratike, Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Armend Zemaj, e quajti tallje deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, që “largimi i mjekëve ndodh edhe në shtetin ku shkojnë bashkëkombësit e tij mantelbardhë”.

Zemaj, në një intervistë në Edicionin Special tha që nuk mund të krahasohen kushtet që i ka Kosova për mjekët, me asnjë shtet evropian, duke përfshirë edhe Gjermaninë.

“Është tepër shqetësuese kur dëgjohet mënyra e tillë e interpretimit. Më mirë është të kërkohet falje dhe të thuhet që ne në një vit të qeverisjes nuk kemi qenë të aftë të sjellim Ligjin për Pagat ose Ligjin për Shëndetësi, për sigurime shëndetësore”.

“Tallja është që nuk krahasohet Kosova me asnjë shtet evropian në kuptimin e kushteve që i kanë mjekët. Nuk krahasohet, sepse Gjermania ka specifika tjera, por edhe SHBA-ja ose Kanadaja, që ai [Bislimi] i përmendi”, tha Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat