​Mehaj pret në takim ish-komandantët e FSK-së

Aktuale

​Mehaj pret në takim ish-komandantët e FSK-së

Më: 6 prill 2022 Në ora: 17:51
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka pritur sot në takim ish-komandantët e FSK-së, gjeneralët në pension, Agim Çekun, Sylejman Selimin dhe Kadri Kastratin.

Ai me këtë rast ka shprehur mirënjohje për kontributin e tyre në UÇK, TMK, FSK dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Duke theksuar se eksperienca e tyre është shumë e rëndësishme edhe për proceset aktuale zhvillimore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

“Të gjithë ishim të një qëndrimi se për interesat nacionale, që janë në përgjegjësi të fushës së sigurisë dhe mbrojtjes, takimet të ngjashme janë të nevojshme të realizohen edhe në të ardhmen”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat