Iu ndodh e papritura 5 ushtarëve të FSK-së, helmohen në syfyr

Aktuale

Iu ndodh e papritura 5 ushtarëve të FSK-së, helmohen në syfyr

Më: 6 prill 2022 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Pesë ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë helmuar pasi kanë ngrënë syfyr në kazermën “New Born” në Gjilan.

Detaje të tjera lidhur me këtë çëshje nuk dihen ende, por helmimin e ushtarëvee ka konfirmuar Inspektori sanitar i regjionit të Gjilanit, Shefik Beqiri.

Ai ka thënë se dyshohet që ushtarët u helmuan, por ende nuk dihet diçka tjetër.

“Sipas mjekëve, dyshohet se janë helmuar. Ende nuk ka diçka të saktë”, ka thënë ai.

Beqiri mes tjerash ka shtuar se nuk dihet nëse ky është numri i saktë, por ka thënë se në institut kanë qenë pesë persona.

Të enjten pritet që të dërgohen mostrat në laborator dhe më pas do të veprohet në bazë të situatës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat