Vdes veprimtari i LDK-së në Klinë, Hoti ngushëllon familjarët dhe bashkëpunëtorët

Aktuale

Vdes veprimtari i LDK-së në Klinë, Hoti ngushëllon familjarët dhe bashkëpunëtorët

Nga: M.L. Më: 10 prill 2022 Në ora: 16:21
Aziz Desku

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti njoftoi se ka ndërruar jetë intelektuali dhe veprimtari i LDK-së, Aziz Desku.

Në një postim në Facebook Hoti ka shkruar se kontributi i Aziz Deskut në degën e LDK-së në Klinë dje për vendin është i jashtëzakonshëm dhe i paharrueshëm, shkruan "Bota sot".

Postimi i plotë:

I pikëlluar nga lajmi për shkuarjen në amshim të intelektualit e veprimtarit të LDK-së, Aziz Desku.

Ai, në të gjitha kohërat ishte në krye të detyrës, në shërbim të atdheut.

Kontributi i tij në degën e LDK-së në Klinë, njëherësh kontributi që ai dha për vendin, është i jashtëzakonshëm dhe i paharrueshëm.

U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Desku, bashkëveprimtarëve, strukturave të degës së LDK-së në Klinë dhe miqve të të ndjerit.

I përjetshëm kujtimi për veprimtarin Aziz Desku!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat