Dështimi i atentatit ndaj Dick Martyt, u dëshmua se kush janë terroristët!

Aktuale

Dështimi i atentatit ndaj Dick Martyt, u dëshmua se kush janë terroristët!

Më: 11 prill 2022 Në ora: 10:36
Dick Marty

Pas informacioneve nga Zvicra se ish-raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, është kërcënuar me vdekje nga shërbimet e inteligjente serbe, për të fajësuar shqiptarët per “terroizëm” ky lajm ka bërë jehonë të madhe edhe në Kosovë, Serbi dhe Shqipëri.

Sipas mediave zvicerane, duke ju rferuar policisë federale (FEDPOL) ish-senatori zvceran Dick Marty është vënë nën mbrojtje të rreptë policore që nga dhjetori i vitit 2020 për shkak të një kërcënimi të vlerësuar serioz me originë nga Serbia.

Edhe pse nuk ka reagime zyrtare nga Prishtina, ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar. Pacolli për gazeten zvicerane Le Canton27.ch është shprehur se “Nëse është e vërtetë se Dik Marti po kërcënohet nga inteligjenca serbe, është koha e duhur që ai të tregoi se si e krijoi narrativen e tij të famshme të organeve, për çka Hashim Thaçi sot është në paraburgim në Hagë me ish-krerët e tjerë të UÇK-së”, është shprehur Pacolli.

Lidhur me atentatin mbi Dick Martyn ka folur Artan Behrami këshilltari politik i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ai ka deklaruar për gazetën zvicerane Le Canton27.ch se “Serbia tenton ta vrasë ish-senatorin zviceran, Dick Marty, për ta fajësuar shtetin e Kosovës. E çka bën shteti i Kosovës pas publikimit të këtij skandali me përmasa ndërkombëtare?! Asgjë! Asnjë reagim nga Qeveria, asnjë reagim nga opozita, asnjë reagim nga shoqëria civile! Asnjë shqetësim nga askush, përveç gazetarëve.. Paramendo, çfarë do të bënte Serbia?! Këshilli i Sigurimit do të thërriste mbledhje urgjente deri më tani! Vuçiqi kish vajtu çdo tre minuta nëpër media të Serbisë dhe ato ndërkombëtare!..Dick Marty për së gjalli ka arritur që të jetësojë agjendën serbe dhe ruse për demonizimin e krerëve shtetëror dhe djallëzimin e shtetit të Kosovës….”

Edhe pse ende nuk ka reagime zyrtare nga Beogradi dhe Tirana, megjithatë kërcënimet për vdekje ndaj Dick Martyt nuk kanë kaluar në heshtje.

E kontaktuar nga gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch lidhur me kërcënimet e sherbimit sekret ndaj Dick Marty ish-kyreprokurorja e Tribunalit Penal Ndërkombëtar ne Hagë znj. Carla del Ponte, nuk ka dashur të komentojë.

Fillimisht disa analistë shqiptarë në Kosovë dhe Zvicër kanë pohuar se me rastin e Dick Martyt Serbia ka hequr maskën dhe u deshmua se kush janë terrositë?

“Dështimi i atentatit ndaj zviceranit Dick Marty, është një dështim i terrorizmit ndërkombëtar nga Serbia. Nëse shërbimet sekrete serbe paskan pasur për qëllim të vrasin një zviceran në një shtet më të sigurt në botë, a thua sa shqiptarë nga këto sheërbime janë likuiduar në Serbi, sidomos në Luginën e Preshevës bizsnsmen, intelektualë dhe politikanë” kanë pyetur analistët.

Lidhur më rastin e Dick Marty ka reaguar politikani zviceran Cédric Wermuth.

Deputeti Wermuth ka shkruar në Facebook se tentimin për vrasjen e Martyt nga Serbia dhe më pas t’u lihej faji shqiptarëve, e ka quajtur të papranueshme.

Kjo është e papranueshme: shteti serb u përpoq ta vriste Martin dhe fajësojë ish-luftëtarët e UÇK-së”

Sipas Wermuth, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po përpiqet në mënyrë agresive të mbjellë urrejtje dhe dhunë në rajon dhe ta ndajë Kosovën nga Evropa.

Ai ka shtuar se Kosova është shtet i pavarur dhe Serbia bashkë me Vuçiqin duhet ta pranojnë këtë realitet.

Sipas Xheva Salihaj, shkrimtare, autore e njohur ndër shiptarët “Me rastin e kërcënimeve per vdekje të shërbimeve serkete ndaj Dick Marty po del gjthcka në shesh, ku tani po triumfon Vepra e Bardhyl Mahmutit “Mashtrimi i Madh” i cili përgënjeshtroi fuqishëm Dick Martyn dhe Propagandën Serbe mbi Gjenocidin që bëri gjatë luftës në Kosovë dhe u munduan të ia m’veshin UÇK-së..! Një punë e shkëlqyer e autorit me fjalë duke ia përplasë në fytyreë të vërtetën! E vërteta vonon, por nuk mund të fshihet dot përgjithmonë!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat