“Pse të futen të gjithë në një thes?” Demi reagon pas vendimit të Qeverisë, tregon si të ndahen 70 milionët

Aktuale

“Pse të futen të gjithë në një thes?” Demi reagon pas vendimit të Qeverisë, tregon si të ndahen 70 milionët

Nga: G.B Më: 12 prill 2022 Në ora: 14:03
Agron Demi

Agron Demi nga shoqëria civile ka reaguar pas vendimit të qeverisë për pakon e re ekonomike.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nëse qeveria ka synim të ndihmojë grupe të cenuara shoqërore për shkak të çmimeve, pse duhet t’i fus të gjithë me një thes, përcjell Bota sot.

“Pse me i marr 100 euro si ata 2% e punëtorëve që kanë paga shumë të larta, si ata që luftojnë për rritje të pagës minimale? Përse me marr subvencionim të njëjtë si studentët që banojnë në konvikte, si studentët që shkojnë në ligjërata me Range Rover?” ka shkruar Demi.

Postimi i tij i plotë:

E pse? Nuk zmbrapsen kërkesat populliste për paga e pensione, duke marrë vendime po aq populliste.

Nëse Qeveria ka synim me i ndihmu grupeve të cenuara shoqërore për shkak të çmimeve, përse me i fut të gjithë me një thes? Pse me i marr 100 euro si ata 2% e punëtorëve që kanë paga shumë të larta, si ata që luftojnë për rritje të pagës minimale? Përse me marr subvencionim të njëjtë si studentët që banojnë në konvikte, si studentët që shkojnë në ligjërata me Range Rover?...

Përse këto së paku 70 milionë euro që do ju ndahen në prill të gjithëve, nuk shkojnë në projekte zhvillimore që munden me garantu punësim të qëndrueshëm, ose me to me i targetu atë 20% të popullsisë që jeton në varfëri, apo me më pak 1.85 euro në ditë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat