Shefi i stafit të Konjufcës jep lajmin: Për këtë kategori nuk vlen 100-euroshi

Aktuale

Shefi i stafit të Konjufcës jep lajmin: Për këtë kategori nuk vlen 100-euroshi

Më: 12 prill 2022 Në ora: 15:45
Glauk Konjufca

Shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli ka thënë se shuma prej që u nda sot nga Qeveria nuk i përfshinë punëtorët që kanë paga mbi 1000 euro.

Sipas tij, nga 100 euro do të ndahen për punëtorët pagat e të cilëve janë nën 1000 euro. 

“Subvencionimi me nga 100 euro, është për ata të cilët paga e tyre nuk kalon mbi 1000 euro”, ka shkruar Kërçeli në një postim në “Facebook”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar sot masat e reja për mbështetjen e të gjithë pensionistëve, punëtorëve të sektorit privat dhe publik, si dhe studentët me nga 100 euro për muajin prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat