​Latifi takoi një grup bashkatdhetarësh shqiptarë nga Izmiri i Turqisë

Aktuale

​Latifi takoi një grup bashkatdhetarësh shqiptarë nga Izmiri i Turqisë

Më: 12 prill 2022 Në ora: 17:55
Rifat Latifi

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka takuar sot një grup bashkatdhetarësh të komunitetit shqiptar nga qyteti i Izmir të Turqisë, ku u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit të të dyja vendeve në sistemin shëndetësor.

Në këtë takim, ministri Latifi, tha se Kosova dhe institucionet e saj kanë shumë punë për të bërë, për ta zhvilluar sistemin shëndetësor në vend.

Ministri Latifi tha se Kosova ka mjekë, infermierë të jashtëzakonshëm, por duhet përmirësim i infrastrukturës, pasi shumë mjete financiare Kosova është duke i harxhuar jashtë shtetit për shërim të pacientëve, e të cilat po e varfërojnë vendin.

Në këtë takim, po ashtu ministri Latifi theksoi se bashkëpunimi me shtetin e Turqisë është i domosdoshëm, sidomos në shkëmbimin e përvojave të mjekëve dhe infermierëve.

Përfaqësuesi i grupit të bashkatdhetarëve, Rifat Salih, tha se komuniteti shqiptar në Turqi është i gatshëm të bashkëpunojë me Kosovën, për të përmirësuar dhe zhvilluar sistemin shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat