Tha se Serbia po armatoset për mbrojtje/ Vjen reagimi kundër Edi Ramës, Gashi tregon se kush duhet të shqetësohet

Aktuale

Tha se Serbia po armatoset për mbrojtje/ Vjen reagimi kundër Edi Ramës, Gashi tregon se kush duhet të shqetësohet

Nga: A.SH Më: 13 prill 2022 Në ora: 11:45
Edi Rama

Ish-këshilltari i kryeminsitrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se armatimi i Serbisë nuk duhet ta shqetësojë Shqipërinë sepse është për mbrojtje.

Ai ka thënë se nga armatosja e Serbisë nuk duhet të shqetësohet vetëm Kosova, por edhe Shqipëria, madje fort sepse qëllimi i saj është dalja në Adriatik.

Postimi në Facebook:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë për shtyp të mbajtur dje në Gjermani, duke i komentuar zhvillimet në regjionin tonë, paska deklaruar se armatosja e Serbisë nuk duhet ta shqetësojë fare Shqipërinë sepse është armatosje për mbrojtje (sic).

Prej kujt do të mbrohet Serbia? Prej Kosovës? Malit të Zi? Bosnjë e Hercegovinës?

Siç na mëson e kaluara, që nga vitet 1912-13, nga armatosja e Sërbisë nuk duhet të shqetësohet vetëm Kosova, por edhe Shqipëria, ngaqë qëllimi i Sërbisë ishte dhe është: dalja në Adriatik.

Nga armatosja e Sërbisë mund të mos shqetësohet Edi Rama, por Shqipëria duhet të shqetësohet, madje fort.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat