Hyseni takon kryeministrin Kurti

Aktuale

Hyseni takon kryeministrin Kurti

Më: 13 prill 2022 Në ora: 23:02
Pamje nga takimi

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, sot gjatë ditës ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kryetari Hyseni përmes një shkrimi në facebook, ka thënë në këtë takim kanë diskutuar për sfidat dhe projektet me ide si të ecim përpara.

Shkrimi i plotë:

Kënaqësi gjithmonë takimet dhe bashkëbisedimi me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Sot diskutuam për sfidat dhe projektet në komunë dhe shkëmbyem ide si të ecim përpara.

Dikur angazhoheshim që të ndalnim të keqen, tani jemi te përkushtuar që ta nxjerrim vendin nga aty ku e kanë zhytur ata që ishin para nesh, të sanojmë dëmin e shkaktuar dhe të zhvillojmë perspektivën.

Do të lëvizim përpara së bashku drejt së ardhmes më të mirë për qytetarët dhe vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat