Tomë Gashi thotë se ka dëshmi se provat materiale në rastin Dehari janë dëmtuar

Aktuale

Tomë Gashi thotë se ka dëshmi se provat materiale në rastin Dehari janë dëmtuar

Nga: N. Sh. Më: 14 prill 2022 Në ora: 15:13
Astrit Dehari dhe Tomë Gashi

Përfaqësuesi ligjor në rastin e Astrit Deharit, avokati Tomë Gashi, ka paralajmëruar publikimin e dëshmive që sipas tij nga ekspertiza shtesë e Institutit të Zvicrës vërtetohet dëmtimi i provave materiale.

Ai këto ka thënë se do ti publikojnë në një konferencë për medie e cila do të mbahet në ora 15:00, para Prokurorisë Speciale të Kosovës.

“Sot në orën 15:00 para Prokurorisë Speciale të Republikës se Kosovës une si perfaqesues ligjore bashkarisht me prinderit e Astrit Deharit do te mbajme konference per media ne lidhje me te gjeturat e ekspertizes plotesuese te Institutit Mjekesise Ligjore te Zvicres I cili verteton demtimin e provave materiale ne rastin e vrasjes se aktivistit te Levizjes Vetevendosje! Astrit
Deharit ne qeline e Burgut ne Prizren me 5 Nentor 2016”,
ka shkruar Gashi në Facebook.

Gashi ka thënë se Prokuroria Speciale ka tentuar të manipulojë opinionin publik në ditën kur ka pranuar raportin nga instituti i mjekësisë ligjore të Zvicrës.

“Duke pas parasysh se Prokuroria Speciale e Republikes se Kosoves me 12 Prill 2022 ende pa na e derguar ekspertizen plotesuese, familjes se Astrit Deharit e as mua si perfaqesues i tyre juridik ka tentuar qe te manipuloj opinionin publik njejt sic kishte vepruar edhe ne Nentor te vitit 2016 ish-Kryeprokurori I Prokurorise Themelore ne Prizren Syle Hoxha, i cili me pak se dy jave pas vrasjes se Astritit tentoj qe ta mbylle rastin e hetimit te vrasjes se Astrit Dehari kinse si vetëvrasje”, ka shkruar ai.

Prokuroria e Kosovës në konstatimet e publikuara nga raporti, kishte thënë se nuk janë gjetur shenja tjera të ADN-së pos të Astrit Deharit në disa nga gjërat e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat