“A e ke mik Hashim Thaçin?”/ Edi Ramës i vjen reagimi pas heshtjes për Dick Martyn

Aktuale

“A e ke mik Hashim Thaçin?”/ Edi Ramës i vjen reagimi pas heshtjes për Dick Martyn

Nga: G.B Më: 14 prill 2022 Në ora: 17:06
Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Publicisti dhe gazetari Rexhep Shahu ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar që të reagojë, të mbajë një qëndrim, pas lajmit për planin e vrasjes së Dick Martyt nga shërbimi sekret serb.

Përmes një postimi në Facebook, ai e ka pyetur se a e ka mik Hashim Thaçin dhe pse nuk reagon, përcjell Bota sot.

Shahu ka thënë se në qoftë se jo si kryeministri i shtetit më të madh shqiptar, duhet ta bëjë këtë si mik i Thaçit, tani kur u zbuluan gënjeshtrat e akuzat e rreme të Martyt për transplant organesh.

Ai ka thënë se e ka larë veten si gazetar, atë ditë që e ka nxjerrë raportin me shpifje për transplant organesh Dick Mart dhe kur ka thënë se duart e tij i vë në një palë pranga me Hashim Thaçin.

Postimi i tij i plotë:

A e ke mik Hashim Thaçin z. Rama?

Këto ditë u kërbul dynjaja prej erës së keqe të rrenës së coftë të Dik Martit. Këto ditë të gjithë mësuan se akuzat e Dik Martit ndaj shqiptarëve, ndaj UÇK-së për transplant organesh e përralla tjera paskan qenë shpifje dhe intriga të sajuara nga serbët e rusët. Edhe Dik Martit, që paskan dashur ta vrasin serbët, e t'ua lënë kopilin në derë shqiptarëve, tani po i neveritet vetja se si është përdorur si viç prej serbëve e rusëve kundër shqiptarëve.

Në mos e ndjefsh detyrë shtetërore si kryeministër i Shqipërisë, si kryeministër i shtetit më të madh të shqiptarëve në rajon që të thuash dy fjalë, që të mbash një qëndrim prej shtetari, prej shqiptari, po si mik i Hashim Thaçit a nuk e ndjen të nevojshme ta thuash një fjalë, ta mbash një qëndrim. Apo nuk e ke mik z. Thaçi.

As ti kryeministër nuk ke zë por as ndonjë prej vartësve tu apo të emëruarve tu në pune të larta shteti nuk kanë zë për punë e halle Kosove... Asnjë institucion i shtetit shqiptar nuk u shpreh, nuk artikuloi asnjë fjalë për këtë histori shpifjesh kundër shqiptarëve që kërbuli dynjanë.

Ti as ne nuk kemi fuqi e mundësi tjetër përveç se t’i thuash dy fjalë z. kryeministër në këtë rast, pasi askush nuk të pyet ty as ne për ndonjë gjë tjetër.

Por këto punë janë me të dhanme, jo me të thanme, kush di të nderoje di, kush nuk di nuk di se nuk do.

Si shtetas i kësaj cope Shqipërie ndjehem i turpëruar nga mungesa e artikulimit të shtetit në këtë rast, nga heshtja e shtetit.

Si gazetar e kam larë veten, atë ditë që e kam nxjerrë raportin me shpifje për transplant organesh Dik Marti, kam thënë se duart e mia i vë në një palë pranga me Hashim Thaçin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat