Shkëlzen Gashi: Po të funksiononte drejtësia, sot do të isha milioner

Aktuale

Shkëlzen Gashi: Po të funksiononte drejtësia, sot do të isha milioner

Më: 14 prill 2022 Në ora: 22:02
Shkëlzen Gashi

Analisti Shkëlzen Gashi ka komentuar Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën për vitin 2021.

Gashi është ndalur tek raporti për medie ku ceket se në Kosovë vazhdon të ketë trysni ndaj gazetarëve.

Gashi thotë se Qeveria e tanishme është e mbyllur për publikun.

“E pranoj se qeveria e tanishme është tërësisht e mbyllur dhe nuk flet për media. Së paku është dashur të jetë e hapur për publikun që të na tregojë se çfarë po punon”, tha ai.

Gashi shtoi se qeveria duhet të krijojë një “Zyrë për Demant”.

Duhet ta krijojë Zyrën për Demant dhe të krijojë mekanizma ku dënohet shpifja. Të flasë për media. Nëse dikush shpif ta dënojë me gjobë”, tha ai.

Unë kam qenë vet viktimë e këtyre shpifjeve. Po të funksiononte drejtësia, sot do të isha milioner”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat