Ish-ministri i Mbrojtjes: Duhet të rriten kapacitetet mbrojtëse dhe të përshpejtohen procedurat

Aktuale

Ish-ministri i Mbrojtjes: Duhet të rriten kapacitetet mbrojtëse dhe të përshpejtohen procedurat

Më: 15 prill 2022 Në ora: 18:51
Rrustem Berisha

“Procedurat për ngritjen e kapaciteteve në institucionet e sigurisë duhet të përshpejtohen”, kështu po thotë ish-ministri i mbrojtjes, Rrustem Berisha.

Ai thotë se që nga fillimi ka qenë pro themelimit të fondit për Ushtrinë e Kosovës.

E në rast të buxhetit për FSK-së, Berisha thotë se fazat e tranzicionit duhet të përshpejtohen.

“Po unë çdo herë e kam theksuar që ne duhet patjetër duhet me i forcu institucionet e sigurisë, me theks të veçantë ushtrinë e Kosovës, edhe pikërisht e kam mbështetë edhe këtë fond me qëllim që t’i përshpejtojnë ato fazat e tranzicionit që janë faza 10 vjeçare e që duhet në një farë forme, në secilën fazë janë të parapara se çka duhet me u realizu, por nëse kemi buxhet më të shtuar, aty sigurisht që do t’i përshpejtojmë edhe do t’i rrisim kapacitetet tona, mbrojtëse edhe shumë më herët se sa fazat që janë gjithëpërfshirëse për institucionet”, tha ai.

Megjithëse, institucionet e vendit po e mbajnë të “fshehtë” shumën që është mbledhur në fondin e sigurisë, dikush që e njeh këtë fushë po thotë se ka informacione se në këtë fond ka pasur mbështetje të madhe financiare.

Gjenerali Ramadan Qehaja tha se edhe pensionistët po kontribuojnë në këtë fond me qëllim të mbrojtjes së territorit të Republikës së Kosovës.

“Kam informacion jo zyrtar që njerëzit po paguajnë, bile edhe pensionistët kanë bërë pagesë prej dëshirës që ne të jemi të gatshëm ta mbrojmë territorin tonë. Ne nuk po përgatitemi për detyra sulmuese ofenzive sepse nuk e kemi atë qëllim , dhe nuk e kemi mundësinë për atë por për detyra vetëmbrojtëse janë njerëzit të interesuar”, tha ai.

Ani pse nuk dihet ende se sa është fondi, Qehaja thotë se është një hap pozitiv drejt ngritjes së gatishmërisë luftarake të FSK-së.

Qeveria e Kosovës ka themeluar Fondin e Sigurisë, në të cilin qytetarët dhe donatorë të ndryshëm mund të kontribuojnë.

Buxheti që ka ndarë Qeveria e Kosovës për FSK-në më 2022 kap vlerën e mbi 100 milionë eurove.

Që prej vitit 2018, FSK-ja është në proces të transformimit në ushtri. Ky proces është thënë se do të zgjasë dhjetë vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat