​Gjergji: T’i japim popullit dashurinë, paqen dhe guximin

Aktuale

​Gjergji: T’i japim popullit dashurinë, paqen dhe guximin

Më: 17 prill 2022 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, nën drejtimin e ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji është mbajtur Mesha Solemne e Pashkëve.

Ceremonia e Pashkëve filloi me lutjen për paqe dhe dashuri .

Imzot Gjergji në urimin e tij për Pashkë, rikujtoi se kjo ditë është dita e ringjalljes së Krishtit, duke thënë që dëshmia e sotme ka një domethënie të rëndësishme.

"Dëshmia e sotme ka një domethënie të rëndësishme, përballja me varrin e zbrasun...Ti japim popullit pjesën e mirë që iu takon, dashurinë, paqen dhe guximin...Ai i cili nëpërmjet pashkëve na dhuroi të gjithëve jetën e përsosur", tha ai.

E pranishme në meshë për festën e Pashkëve ishte edhe ministrja e Jashtme dhe e Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla, si dhe qindra qytetarë.

Pashkët, janë kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik i Kishës Katolike dhe i kishave të tjera të krishtera, të cilat kremtojnë Ringjalljen e Jezuit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tri ditë pas vdekjes së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat